Mënyra natyrale për të pastruar mushkëritë

    Thithja e ajrit të ndotur, tymit të cigares dhe të toksinave të tjera mund të na dëmtojë mushkëritë.

    Disa metoda që ndihmojnë në hapjen rrugëve të frymëmarrjes, përmirësimin e kapacitetit të mushkërive dhe uljen e inflamacionit.

    Terapia me avull

    Thithja e avujve të ujit shton lagështinë në ajër,gjë e cila ndihmon në lirimin e menjëhershëm të rrugëve të frymëmarrjes dhe në nxjerrjen e mykut.

    Kollitja e kontrolluar

    Kollitja e kontrolluar është një ushtrim që ndihmon në largimin e mukusit të tepërt në mushkëri.

    1. Për të realizuar këtë ushtrim ndiqni këto hapa:
    2. Uluni në një karrige me shpatulla të relaksuara .
    3. Mbështillni krahët mbi stomak.
    4. Merrni frymë ngadalë përmes hundës.
    5. Nxirrni frymë ngadalë ndërsa përkuleni përpara,duke i shtyrë krahët në stomak.
    6. Kollituni 2 ose 3 herë gjatë nxjerrjes së frymës,duke mbajtur gojën paksa të hapur.
    7. Thithni ajër ngadalë përmes hundës.
    8. Pushoni dhe përsëriteni nëse e ndjeni të nevojshme


    9. Nxjerrja e mykut nga mushkëritë

    Kjo teknikë përfshin shtrirjen në pozicione të ndryshme për të përdorur gravitetin në nxjerrjen e mykut nga mushkëritë.  Disa prej tyre zbatohen si më poshtë :

    Qëndrimi në shpinë

    • Shtrihuni në dysheme ose në shtrat.
    • Vendosni jastëk poshtë ijeve,në mënyrë që ato të jetë në nivel më të latrë se gjoksi.
    • Thithni ajër me ngadalë përmes hundës dhe nxirreni përmes gojës. Raporti duhet të jetë 1: 2 (një frymëmarrje dhe dy frymënxjerrje).
    • Vazhdoni për disa minuta.

    Qëndrimi në anë

    • Shtrihuni në njërën anë, duke mbështetur kokën në një krah ose jastëk.
    • Vendosni jastëk nën ije.
    • Praktikoni modelin e frymëmarrjes 1: 2.
    • Vazhdoni për disa minuta.
    • Përsëriteni duke u kthyer në anën tjetër.

    Qëndrimi në barkas

    • Vendosni një pirg jastëkësh në dysheme.
    • Shtrihuni me bark mbi jastëkët. Mos harroni të mbani ijet në nivel më të lartë se gjoksi.
    • Vendosni krahët nën kokë për mbështetje.
    • Praktikoni modelin e frymëmarrjes 1: 2.
    • Vazhdoni për disa minuta.

    Stërvitja

    Stërvitja bën që muskujt të punojnë më shumë,kjo gjë rrit ritmin e frymëmarrjes,duke çuar në një furnizim më të madh të muskujve me oksigjen.

    Në këtë mënyrë përmirësohet qarkullimi i gjakut duke e bërë trupin më efikas në eleminimin e tepërt të dioksidit të karbonit që trupi prodhon kur ushtrohet.

    Me kalimin e kohës muskujt do fillojnë të përdorin oksigjenin në mënyrë më efikase dhe të prodhojnë më pak dioksid karboni

    Kujdes : Njerëzit me probleme të rënda të mushkërive duhet të këshillohen fillimisht me mjekun.

    Çaji jeshil

    Çaji jeshil përmban shumë antioksidantë të cilët ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit në mushkëri.

    Ushqimet anti-inflamatorë

    AgroWeb.org ju këhillon që të përfshini në regjimin tuaj ushqimor këto produkte: turmeriku, zarzavatet jeshile, qershi, boronicat, ullinj, arra, fasulet, thjerrëzat. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Disa produkte që shiten në ambiente të hapura, mund të jenë fatale për shëndetin e njerëzve

    Lajmi i rradhës

    Si ndikon ngrënia e mëngjesit tek aktiviteti i trurit gjatë ditës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë