Përfitimet befasuese shëndetësore të Tartufit

    Tartufi është një lloj kërpudhe aromatike që përdoret zakonisht në një shumëllojshmëri gatimesh.

    Ky ushqim ka fituar vëmendje të gjerë kohët e fundit, duke u bërë i preferuari i kuzhinierëve.

    Përveç aromës së fortë dhe të mprehtë që e karakterizon, tartufi është gjithashtu shumë ushqyes dhe lidhet me një sërë efektesh të fuqishme shëndetësore.

    I pasur me lëndë ushqyese të rëndësishme

    Tartufi ka një profil mbresëlënës të lëndëve ushqyese dhe është i pasur me shumë vitamina dhe minerale të rëndësishme.

    Ai është i lartë në karbohidrate, proteina, fibra dhe përmban acide yndyrore të ngopura dhe të pangopura.

    Gjithashtu ai është i pasur edhe në mikronutrientë, si vitamina C, fosfori, natriumi, kalciumi, magnezi, mangani dhe hekuri.

    Hulumtimet tregojnë gjithashtu se tartufi mund të jetë një burim i plotë proteinash, duke siguruar të nëntë aminoacidet thelbësore që i nevojiten trupit.

    Megjithatë profili i lëndëve ushqyese mund të ndryshojë midis llojeve. Për shembull, tartufi i bardhë është më i lartë në proteina, yndyrë dhe fibra se llojet e tjera.

    I pasur me antioksidantë

    Tartufi është i pasur me disa antioksidantë të rëndësishëm si vitamina C, likopeni, acidi galik dhe acidi homogjentisik.

    Të cilët mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kronike, zvogëlojnë rritjen e qelizave kancerogjene dhe reduktojnë inflamacionin.

    Ka veti antibakteriale

    Disa studime me epruveta tregojnë se tartufi mund të ulë rritjen e disa llojeve të baktereve.

    Megjithatë, kërkimet tek njerëzit mungojnë.

    Mund të ndihmojë në vrasjen e qelizave kancerogjene

    Edhe pse provat aktualisht janë të kufizuara, disa kërkime sugjerojnë se tartufi mund të ketë veti të fuqishme antikancerogjene.

    Një studim tregoi se përbërësit e nxjerrë nga lloje të ndryshme tartufi ndihmuan në bllokimin e rritjes së qelizave të tumorit të mëlçisë, mushkërive, zorrës së trashë dhe gjirit.

    Megjithatë, nevojiten studime shtesë për të vlerësuar se si tartufët mund të ndikojnë në rritjen e kancerit tek njerëzit kur hahen dhe jo në formë ekstrakti të koncentruar.

    Mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit

    Disa studime me epruveta tregojnë se tartufi mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit për të promovuar shëndetin e përgjithshëm. Megjithatë, nevojiten më shumë studime te njerëzit./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Studim, salmoni lufton Arteriosklerozën

    Lajmi i rradhës

    GRIPI STINOR – Gjithçka që duhet të dini për të luftuar virusin te fëmijët tuaj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë