Përfitimet nga mjalti i luleve të egra?

    Mjalti i luleve të egra prodhohet nga bletët që kanë mbledhur nektar nga një burim lokal i luleve të egra.

    Shija dhe përbërja e këtij lloji mjalti mund të ndryshojë në varësi të shumëllojshmërisë së luleve që lulëzojnë në kohën kur ai bëhet.

    Përfitimet e mundshme shëndetësore të mjaltit janë të shumta për shkak të përmbajtjes së lartë të lëndëve ushqyese dhe vetive anti-mikrobike.

    Lehtëson kollën

    Studiuesit pretendojnë se mjalti mund të ofrojë lehtësim për ata individë që kanë një infeksion të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes që shoqërohet me kollë.

    Studimi, arriti në përfundimin se fëmijët që konsumuan mjaltë patën  reduktim të ndjeshëm të ashpërsisë, shpeshtësisë dhe bezdisjes së kollës gjatë natës.

    Krahasuar kjo me fëmijët që morën një dozë të mjekimit me një medikament pa recetë që përmban dekstrometorfan.

    Studiuesit pohuan se mjalti është një alternativë efektive dhe e sigurt për trajtimin e infeksioneve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe kollës tek fëmijët mbi moshën 12 muajsh.

    I pasur me antioksidantë

    Antioksidantët janë përbërës të fuqishëm që forcojnë imunitetin që gjenden me shumicë tek mjalti i papërpunuar.

    Ato mbrojnë trupin tuaj nga oksidimi, një proces që mund të dëmtojë qelizat e trupit tuaj.

    Studimet e kryera rreth kësaj kanë treguan një rritje të theksuar të antioksidantëve në qarkullimin e gjakut të pjesëmarrësve, të cilët për 30 ditë me rradhë konsumuan 4 lugje gjelle mjaltë çdo ditë.

    Krahas antioksidantëve, u vu re një shtim i komponime të lidhura me rritjen e funksionit imunitar dhe mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

    Alergjitë sezonale

    Disa mjekë popullorë mendojnë se mjalti i bërë nga nektari i luleve të egra, mund t’ju lehtësojë edhe nga alergjitë sezonale.

    Mjalti konsumohet shpesh nga ata që vuajnë nga alergjitë. Kjo me besimin se ai rrit sistemin imunitar duke ndërtuar antitrupat e duhur ndaj alergeneve dhe polenit.

    Edhe pse tashmë dihet se mjalti ka veti anti-inflamatore dhe anti-histamine, ende nuk ka prova të mjaftueshme për të deklaruar se ai është efektiv kundër alergjive. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Avokati që thjesht ia fut kot!

    Lajmi i rradhës

    ‘Dashuri Diktatori’ nga Xhevat Mustafa, libri që rrëfen tmerrin e dhunës dhe krimit në kohën e komunizmit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë