Vaji i peshkut – A është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

    Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të caktuar.

    Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, nënvizojnë se acidet yndyrore omega-3 mund të ndihmojnë në trajtimin e depresionit në një fazë fillestare apo më tej.

    Vaji i peshkut është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3.

    Ato  luajnë një rol të rëndësishëm për funksionet dhe shëndetin e trurit.

    Njerëzit që vuajnë nga depresioni mund të kenë nivele të ulëta të disa acideve dhe substancave kimike në tru.

    Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org, thonë se ngrënia e peshkut disa herë në javë mund ta furnizojë organizmin me acidet e nevojshme.

    Peshqit më të pasur me acidet yndyrore omega-3 përfshijnë: sardelet, salmonin, skumbrinë, troftën dhe peshkun ton.

    A janë suplementët një përfitim i shtuar?

    Rekomandimet e ekspertëve tregojnë se mënyra më e mirë për të marrë ushqyesit e nevojshëm është duke zgjedhur dhe ngrënë ushqime të shëndetshme.

    Por suplementët e vajit të peshkut mund të bëjnë përjashtim, pasi, sipas të dhënave të AgroWeb.org, janë të rekomandueshme.

    Në vendet përtej oqeanit ka shqetësime në rritje për nivelin e lartë të mërkurit në disa lloje peshqish.

    Kjo substancë mund të shkaktojë probleme tek shëndeti i konsumatorit.

    Suplementët e vajit të peshkut nuk përmbajnë mërkur, sepse kjo substancë mbetet kryesisht tek pjesa e mishit të peshkut dhe nuk transferohet tek ky nënprodukt.

    Trajtimi i depresionit

    Depresioni është një problem që kërkon një trajtim gjithëpërfshirës dhe vetëm konsumi i vajit të peshkut nuk mjafton.

    Suplemente të tilla vijnë në ndihmë duke u shoqëruar edhe me medikamentet përkatëse të rekomanduara nga mjeku.

    Gjithashtu edhe bisedat me psikologun në raste të stresit të tepërt janë shumë të domosdoshme.

    Ekspertët konfirmojnë acide yndyrore Omega 3 janë të dobishme dhe të domosdoshme për mbrojtjen e shëndetit të trurit dhe të zemrës./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë ndodh në organizëm nëse pini uthull molle çdo ditë

    Lajmi i rradhës

    Në mëngjes apo në mbrëmje kur duhet të dilni për vrap

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë