Ngërçi i këmbës gjatë natës

    Tkurrjet muskulare në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje të forta, veçanërisht kur ato shfaqen gjatë natës.

    Këto ngërçe zakonisht prekin pjesën e pulpës së këmbës, shputën e këmbës madje edhe tendinat.

    Ato janë më të shpeshta pas moshës 40-50 vjeçare.

    Deri më tani, shkencëtarët nuk kanë arritur të përcaktojnë një shkaktar të saktë të tkurrjeve muskulare, por teoritë janë të shumta.

    Shkaqet e mundshme të ngërçit të këmbës

    Disa shkencëtarë janë të mendimit se stili modern i jetesës është një nga shkaktarët e mundshëm të tkurrjeve të muskujve të këmbës.

    Nëse më parë, njerëzit kalonin shumë kohë duke ecur, duke u ulur dhe ngritur në këmbë, tani shtendosjes së tendinave të këmbës i kushtohet më pak kohë.

    Ekspertë të tjerë thonë se gjatë gjumit, këmba është në pozicion të njëjtë për disa orë dhe çdo lëvizje e vogël shkakton kontraktim.

    Ngërçet e këmbës shfaqen më shumë në verë se në dimër.

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, gjatë verës, rritja dhe riparimi i nervave është më intensiv.

    Trupi prodhon vitaminë D nga ekspozimi i diellit, dhe trupi përshpejton riparimin e nervave.

    Sipas teorive të tjera, gjatë verës njerëzit ushtrohen dhe djersijnë më shumë duke u dehidratuar rregullisht.

    Dehidratimi është identifikuar si shkaktar i mundshëm i ngërçeve muskulare.

    Këto të fundit shfaqen më shumë në rastet e shtatzanisë, depresionit, artritit dhe tensionit të lartë.

    Si të parandaloni ngërçet e këmbës

    Ekspertët thonë se njerëzit që kryejnë shtendosje të rregullta të gjymtyrëve përpara gjumit pësojnë më pak kontraktime.

    Ushqime të pasura me magnez janë fasulet, arrorët, drithërat e plota dhe barishtet.

    Përpos ushqimeve, duhet të siguroheni që të pini shumë ujë gjatë ditës dhe të merrni edhe vitamina B.

    E fundit por jo për nga rëndësia, kur ngërçi kaplon këmbën, sigurohuni që ta shtendosni atë sa më shumë shtrirë ose në këmbë. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Si të mbroheni nga produktet me nitrate

    Lajmi i rradhës

    Ndryshimet e klimës po rëndojnë edhe shëndetin mendor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë