Ngrënia e ushqimeve të shpejta mund të marrë 36 minuta nga jeta juaj

    Studiuesit shëndetësorë nga Universiteti i Miçiganit kanë vlerësuar se ngrënia e një ‘hot-dogu’ mund të marrë 36 minuta nga jeta juaj.

    Në një studim të botuar këtë muaj në revistën Nature Food, studiuesit rishikuan 5.853 ushqime në dietën amerikane dhe matën efektet e tyre në minutat e jetës së shëndetshme që fituan ose humbën.

    “Ne donim të bënim një vlerësim shëndetësor të efekteve të dobishme dhe të dëmshme të ushqimit në ushqyerjen e përgjithshme”, ka deklaruar Olivier Jolliet për CNN, profesor i shëndetit mjedisor në Universitet dhe autor i lartë i punimit.

    Qëllimi është në zgjedhjen e ushqimit më të mirë

    Ekipi doli me një indeks që llogarit barrën neto të dobishme ose të dëmshme të shëndetit në minuta të jetesës së shëndetshme të lidhur me shërbimin e ushqimit. Ajo bazohet në hulumtimin e quajtur Barra Globale e Sëmundjeve, e cila mat sëmundshmërinë e lidhur me zgjedhjen e ushqimit të një personi.

    “Një nga ushqimet që studiuesit matën ishte një ‘hot dog’ standard. 61 gramët e tij të mishit të përpunuar rezultuan në humbjen e 27 minutave të jetës së shëndetshme, por kur merren parasysh përbërës të tillë si natriumi dhe acidet trans-yndyrore, vlera përfundimtare është se humbte 36 minuta”, ka shpjeguar Jolliet.

    Nga ana tjetër, konsumimi i ushqimeve të tilla si arra, bishtajore, ushqime deti, fruta dhe perime pa niseshte, ka efekte pozitive në shëndet – kanë treguar hulumtimet. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Këto janë arsyet pse nuk duhet ta lani fytyrën gjatë dushit

    Lajmi i rradhës

    Afrika e Jugut befasohet nga bora – vrapojnë për të bërë dordolec dhe topa bore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë