Faktorët e rrezikut të enjtjes së enëve të gjakut

    Aneurizma është një nga ndërlikimet më të përhapura dhe të rrezikshme që prekin enët e gjakut, kryesisht aortën por edhe trurin.

    Arteriet e shëndetshme janë kryesisht elastike dhe të qeta.

    Kur një prej tyre dobësohet, gjaku që rrjedh në të mund të shkaktojë flluska.

    Çarja ose shpërthimi i flluskës ul ndjeshëm gjasat e mbijetesës tek një pacient i prekur nga një ndërlikim i tillë.

    Në një skenar të tillë, vëllimi i gjakut derdhet në zgavrën e kraharorit ose zgavrën e barkut.

    Gjaku del jashtë aortës, tensioni i gjakut bie, dhe të gjitha organet jetike të trupit nuk marrin sasinë e duhur të gjakut.

    Aneurizma mund të zbulohet nga rrezet X, EKG, ose rezonanca magnetike.

    Ajo mund të hiqet nëpërmjet një operacioni kirurgjikal

    Faktorët e Rrezikut të Aneurizmës

    Ekspertët thonë se disa prej faktorëve të rrezikut të shfaqjes së kësaj flluske në arterie janë:

    • Mosha
    • Kolesteroli i lartë,
    • Tensioni i lartë i gjakut,
    • Mbipesha

    Megjithatë në 20 përqind të rasteve, mjekët vërejnë se një ndërlikim i tillë është i trashëgueshëm në ADN-në e njeriut.

    Sa i përket gjinisë, ekspertët vërejnë se burrat pas moshës 65 vjeç janë më të rrezikuar nga aneurizma e aortës.

    Aorta është arteria më e madhe në trup dhe kalon nga zemra në bark.

    Aorta transporton gjakun në organet dhe në arteriet e tjera.

    Gratë nga ana tjetër, sidomos ato nga mosha 30 deri në 60 vjeç janë më të rrezikuara nga aneurizma e trurit.

    Të dhënat të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se në botë 1 në çdo 50 vetë goditen nga një aneurizëm i trurit.

    Në pjesën më të madhe të rasteve, flluskat janë të vogla dhe nuk shkaktojnë komplikacione.

    Simptomat e Shpërthimit të Aneurizmës 

    Kur flluska e arteries çahet, njeriu përballet me një dhimbje shumë të fortë që ndihet që nga pjesa e shpinës deri në bark.

    Veç kësaj, njeriu goditet nga një dhimbje shumë e fortë koke.

    Në raste të tilla, ju duhet të shkoni me urgjencë tek mjeku. Nuk duhet të prisni të shihni “se mos bëheni më mirë.” /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Pedagogët në Shqipëri: Në grevë urie, sapo të marrim garanci për jetën

    Lajmi i rradhës

    OKB-ja zgjat mandatin e EUFOR-it në Bosnje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë