Kush fle më pak se pesë orë rrezikon shëndetin

    Ekspertët nuk e kanë ende ende të qartë se cila është “sasia e artë ditore e gjumit”, por kush fle më pak se pesë orë rrezikon shëndetin.

    Sipas studimeve të fundit për moshat mbi 50 vjeç një gjumë më i shkurtër se pesë orë mund të rrisë rrezikun për një mori problemesh kronike shëndetësore.

    Studimi i PLoS Medicine zbuloi se personat në moshat rreth 50 vjeç, që flinin pesë orë ose më pak, kanë një rrezik 30% më të madh për sëmundje të ndryshme, sesa ata që flinin shtatë orë.

    Sasia ideale e gjumit

    Ekspertët nuk e kanë ende ende të qartë se cila është “sasia e artë ditore gjumit” të nevojshëm, por në përgjithësi rekomandojnë rreth shtatë ose tetë orë gjumë.

    Sipas një studimi të një ekipi nga Universiteti i Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Universiteti Fudan në Kinë për njerëzit e moshës së mesme dhe të moshuarit sasia ideale e gjumit mund të jetë shtatë orë gjumë. 

    Në një studim të botuar në revistën “Nature Aging”, studiuesit thanë se shtatë orë gjumë ishin më idealet për shëndetin mendor. /DW/

    Lajmi Paraprak

    Gjashtë gjërat që çojnë në psoriazë

    Lajmi i rradhës

    Si u bë Britania e Madhe një nga vendet më të varfra në Europën Perëndimore?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë