Sa ndikon mungesa e gjumit në shëndetin e syve

    Gjumi është thelbësor për rimëkëmbien e trurit, shërimin e trupit dhe shëndetin e syve.

    Mungesa e tij ka ndikim të drejtpërdrejtë tek sytë dhe tek shikimi.

    Sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org, lodhja e shkaktuar si pasojë e mungesës së gjumit ndikon negativisht tek shikimi dhe kujtesa.

    Mungesa e gjumit përkeqëson çdo problem që mund të keni me sytë, ndërkohë që zgjimi i herëpashershëm si pasojë e problemeve me frymëmarrjen është kontribues në sëmundjet e syve.

    Problemet që nxiten ose përkeqësohen nga mungesa e gjumit 

    Përtharja e syve

    Ekspertët thonë se mungesa e gjumit nuk shkakton përtharje të syve, por e përkeqëson këtë problem.

    Mbyllja e syve gjatë gjumit ndihmon në lehtësimin e simptomave, ndaj kur njeriu nuk fle, sytë thahen më shumë.

    Nga ana tjetër, përdorimi i ilaçeve të gjumit ka efekte anësore, një prej të cilëve është përtharja e membranës në pjesën e gojës dhe syve.

    Glaukoma

    Bëhet fjalë për sëmundje të syrit që shkaktohet nga dëmet e pariparueshme të nervit optik.

    Një prej shkaktarëve të kësaj sëmundje është tensioni i ulët ose të lartë të gjakut gjatë natës, thonë informacionet e AgroWeb.org.

    Kjo sëmundje njihet si hajdutja tinëzare e shikimit.

    Sëmundja shfaqet pa simptoma.

    Njerëzit që marrin medikamente kundër tensionit të lartë, kur shtrihen për të fjetur përjetojnë rënie të fortë të tensionit që shkatërron shikimin.

    Një gjumë më i qetë ndikon pozitivisht.

    Shëndeti i Syve Dhe i Gjithë Organizmit

    Gjumi është element kyç në shëndetin e syve por edhe atë të përgjithshëm.

    Një gjumë i mirë gjatë natës u jep syve forcë dhe qëndresë.

    Po ashtu, përpunimi i ushqyesve nga mëlçia është më i mirë kur sytë janë të mbyllur dhe trupi është i qetë e në gjumë të paqtë.

    Përpiquni të krijoni një rutinë të shëndetshme gjumi. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Përse është i domosdoshëm konsumi i proteinave në mëngjes?

    Lajmi i rradhës

    Kremlini: Tanket luftarake “pjesëmarrje e drejtpërdrejtë” në konflikt

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë