Sëmundja që prek rrugët e frymëmarrjes

    Bronshiti është një sëmundje që shkaktohet nga infeksioni ose irritimi i rrugëve të frymëmarrjes.

    Si pasojë e tij, rrugët e frymëmarrjes ngushtohen, irritohen dhe mbushen me sekrecione, duke nxitur kështu një kollë të fortë e të thellë.

    Bronshiti mund të jetë kronik dhe akut dhe trajtimet bëhen në varësi të llojit.

    Sipas të dhënave bronshiti akut është i përkohshëm dhe shkaktohet nga një virus.

    Ai mund të zgjasë për disa ditë ose disa javë.

    Bronshiti kronik nga ana tjetër, shoqërohet me kollë që zgjat 3 muaj.

    Rrugët e frymëmarrjes të prekura nga bronshiti kronik janë të irrituara në mënyrë të vazhdueshme dhe mund të shkaktojnë dëmtim të përhershëm të mushkërive.

    Duhanpirja është një nga shkaqet kryesore të bronshitit akut.

    Cilat janë simptomat më të zakonshme të bronhitit

    Simptomat më të zakonshme të bronshitit janë:

    • kolla me sekrecione pa ngjyrë ose me ngjyrë të verdhë ose jeshile,
    • temperaturë që qëndron poshtë 38°.
    • plogështi,
    • rrjedhje të hundëve,
    • bllokim të kraharorit,
    • ethe,
    • dhimbje të brinjëve si pasojë e kollitjes
    • vështirësi në frymëmarrje.

    Njerëzit që rrezikohen më shumë nga bronhiti

    Bronshiti mund të kaplojë çdo njeri pa dallime moshe apo gjinie.

    Megjithatë, ka disa njerëz që janë më të rrezikuar prej tij.

    Bëhet fjalë për:

    • Njerëzit që kanë kaluar të ftohur ose një infeksion në rrugët e frymëmarrjes
    • Njerëzit që vuajnë nga një problem kronik të mushkërive.
    • Njerëzit me imunitet të dobët,
    • Fëmijët nën 5 vjeç, sidomos ata që vuajnë nga alergjitë ose ushqyerja e keqe.
    • Të moshuarit

    Si të mbroni veten dhe të tjerët nga Bronhiti

    Në shumicën e rasteve të bronshitit akut, shkaktarët janë viruset, ndërkohë që bakteret shkaktojnë vetëm 10 përqind të rasteve të bronshitit akut.

    Viruset në fjalë gjenden kudo në shumë sipërfaqe të prekshme nga njeriu dhe qëndrojnë aktive për 24 orë.

    Mjafton vetëm një prekje dhe virusi mund të kalojë nga duart tek rrugët e frymëmarrjes.

    Ju mund të minimizoni rrezikun e bronshitit duke:

    • mbuluar gojën sa herë që kolliteni apo tështini,
    • larë duart rregullisht,
    • përdorur solucione anti-bakteriale për duart,
    • mos prekur duart, hundën dhe sytë me duar të palara,
    • kufizuar kontaktin me njerëz të sëmurë.

    Ekspertët paralajmërojnë se bronshiti mund të zhvillohet edhe si pasojë futjes së disa substancave në rrugët e frymëmarrjes siç janë:

    • Ndotësit e ajrit,
    • Tymi i duhanit,
    • Substancat pastruese të shtëpisë,
    • Pluhurat e të tjerë. /AgroWeb/
    Lajmi Paraprak

    Peshku apo vaji i peshkut – Cili është më i mirë për shëndetin

    Lajmi i rradhës

    Shqipëria theu embargon ndaj Rusisë? Plehra kimikë e drithë nga porti i Durrësit!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë