Perimet që ju japin më shumë energji gjatë ditës

    Karbohidratet janë burimi më i mirë i energjisë për organizmin. Ato treten lehtë dhe çlirojnë sheqerin e nevojshëm që trupi e përdor për energji. Në pjesën më të madhe, perimet nuk konsiderohen si shumë të pasur me karbohidrate, megjithatë në mesin e tyre ka disa që kanë mjaftueshëm karbohidrate dhe kalori.

    Në varësi të perimeve që do të zgjidhni, ju mund të merrni një valë të fortë e afat-shkurtër energjie ose diçka më afat-gjatë.

    Perimet e pasura me niseshte

    Perimet e pasura me niseshte ofrojnë më shumë energji se çdo perime tjetër sepse përmbajnë shumë karbohidrate dhe kalori. Në një gjysëm filxhani patate të zier, misër dhe bizele do të merrni deri në 72 kalori dhe 15 gramë karbohidrate. Patatet mund të rrisin ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak, ndërsa misri dhe bizelet kanë një ndikim mesatar. Në momentin që niveli i sheqerit në gjak nis të bjerë, e njëjta ndodh edhe me energjinë.

    Fasulet për karbohidrate dhe proteinë

    Fasulet i përkasin kategorisë së perimeve me niseshte por nga ana tjetër ato janë shumë të pasura edhe me proteinë. Në një gjysëm filxhani me fasule, do të përfitoni 15 gramë karbohidrate. Në krahasim me perimet e tjera, fasulet kanë sasi domethënëse të fibrës e cila ngadalëson tretjen e karbohidrateve, kësisoj energjia në trup është e qëndrueshme dhe afat-gjatë. Perime të tjera që i japin trupit energji janë karrotat, panxhari dhe kungulli i verdhë.

    Magnezi për metabolizmin

    Në mënyrë që trupi të shfrytëzojë çdo ushqim për energji ka nevojë për një përbërës të rëndësishëm. Bëhet fjalë për magnezin i cili ndihmon në transformimin e ushqyesve në energji, Magnezi është thelbësor për metabolizimin e karbohidrateve. Një gjysëm filxhan çaji fasule ofron 15 përqind të dozës së këshilluar ditore të magnezit.

    Hurmat e Arabisë

    Ato janë të mbushura me sheqerna natyralë që përfshijnë: fruktozën, sukrozën dhe glukozën. Kjo i bën ato një ushqim të favorshëm për ata që kanë nevojë të rrisin nivelet e energjisë. Hiqni dorë nga ëmbëlsirat e shpejta që premtojnë energji dhe konsumoni disa hurma Arabie. Fibra që ato përmbajnë do të parandalojnë shpërthimet e pakontrolluara të sheqerit në gjak siç ndodh me ëmbëlsira të tjera. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    MASH shkel premtimin, nxënësit e Idrizovës përsëri ngelën pa shkollë

    Lajmi i rradhës

    Mbyllja e bizneseve në Kabul, profesionistët e rinj shqetësohen për të ardhmen e tyre

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë