Peshk dy herë në javë kundër sëmundjeve të zemrës

    Peshku është një nga ushqimet që njihet për vlerat e tij në organizëm ndaj shpesh rekomandohet si pjesë e dietës tuaj të shëndetshme.

    Së fundëmi ekspertët rekomandojnë konsumimin e peshkut të paktën 2 herë në javë për të ndihmuar zemrën tuaj.

    Si ju ndihmon peshku

    Janë studieuesit e Universitetit McMaster në Ontario Kanada të cilët thonë se kosnumimi I shpeshtë I peshkut është një ide e mirë për shëndetin.

    Të paktën dy racione në javë mund të jenë të dobishme në uljen e rrezikut të prekjes nga sëmundjet kardiovaksulare apo provokimit të ndonjë shqetësimi pë rata që vuajnë nga sëmundje të tilla.

    Në studimin e tyre që përfshiu 191.558 pjesëmarrës nga 58 vende të botës ata e gjetën konsumin e peshkut si një nga faktorët kryesorë të evitimit të sëmundjeve të zemrës apo goditjes në trru.

    Nëse konsumoni rreth 175 gramë , pra rreth 2 racione me peshk në javë mund ta ndihmoni trupin tuaj të mbajë nën kontroll këto sëmundje edhe nëse vuani nga to.

    Këto gjetje mbështeten në idenë se omega-3 me të cilën peshku është i pasur, ul inflamacionin në trup e për pasojë edhe sëmundjet e zemrës.

    Kush përfiton më shumë?

    Sipas bashkëautorit të këtij studimi, Adrew Mente kosnumimi i peshkut në këtë mënyrë mund të sjellë përfitime mbrojtëse në organizëm.

    Megjithëse rekomandohet për të gjithë personat, ata që përfitojnë më shumë janë personat të cilët vuajnë në sëmundjet kardiovaskulare.

    Nëse jeni të shëndetshëm mund të merrni më pak ndihmë në punën e zemrës tuaj se sa personat e tjerë me një rrezik më të lartë nga këto sëmundje.

    Si fillim sigurohuni të zgjidhni peshq të pasur me omega-3 siç janë sardelet, salmoni apo toni i peshkut.

    Gjithashtu mund të shtoni edhe konsumin e arrave, farat chia apo varjat e ndryshëm të pasur me yndyrna të shëndetshme. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Raportimi mediatik për vrasjet në “Shisha Bar” të Shkupit, i ngarkuar me dezinformata dhe sensacionalizëm

    Lajmi i rradhës

    Cili është ndryshimi mes ujit në gju dhe ënjtjes?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë