Pfizer/BioNTech merr miratimin e plotë nga FDA-ja

    Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) i dha të hënën miratimin e plotë vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit.

    Vaksina, e krijuar nga kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech, është miratuar për përdorim emergjent qysh në dhjetor.

    Që atëherë, mbi 204 milionë njerëz vetëm në SHBA e kanë marrë atë.

    Kjo është vaksina e parë që merr miratimin e plotë nga FDA-ja për përdorim te personat mbi 16 vjeç.

    SHBA-ja ka miratuar për përdorim emergjent edhe dy vaksina të tjera: Moderna dhe Johnson&Johnson.

    Zyrtarët e shëndetit publik shpresojnë se vendimi i fundit i FDA-së do t’i bindë më shumë amerikanë të pavaksinuar se vaksina Pfizer/BioNTech është e sigurt dhe efektive.

    “Miliona njerëz tashmë kanë marrë vaksinat kundër koronavirusit, por ne e dimë se për disa, miratimi i një vaksine nga FDA-ja mund të ngjallë besim shtesë për t’u vaksinuar”, tha Janet Woodcock, komisionare në detyrë e FDA-së.

    “Miratimi i kësaj vaksine është një moment historik”, shtoi ajo.

    Vaksina Pfizer/BioNTech jepet edhe në Kosovë, ashtu si edhe vaksina e kompanisë anglo-suedeze AstraZeneca. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Kanë kaluar shtatë vite, por Teatri i Tetovës ende nuk është në funksion

    Lajmi i rradhës

    Përse nuk duhet të pini kurrë ujë duke qëndruar në këmbë

    Lajme tjera

    Të mos pish ujë

    Ekspertët paralajmërojnë se ndjesia e etjes zbehet ndjeshëm me kalimin e moshës. Në shumë raste, të rriturit nuk…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë