A ndikon stili i jetesës tek plakja e trurit?

    Sëmundje si dementia, alzhaimer apo e quajtur ndryshe plakja e trurit, në 10 vjeçarin e fundit janë kthyer në kryefjalën e problemeve shëndetësore. Po shtohen me ritme të shpejta dhe parashikohet që të shtohen edhe më shumë në vitet e ardhëshme.

    Shqetësimi më i madh lidhet me shkaqet që e bëjnë këtë sëmundje kaq shumë prezente tek njerëzit. Mjekët japin disa përgjigje në lidhje me këtë problem duke e ndarë përgjegjësinë midis dy faktorëve kryesorë. Në këtë artikull ju tregohet se cila ndikon më shumë faktori gjenetik, i trashëguar apo stili i jetesës.

    Si zhvillohet kjo sëmundje
    Gjenet apo stili i jetesës sipas mjekëve janë shumë ndikues në shfaqjen e shumë sëmundjeve. Një studim nga Universiteti i Mjeksisë në Mbretërinë e Bashkuar të cilit i referohet AgroWeb.org, zbulohen të dhëna për këtë sëmundje. Sipas tyre disa çrregullime gjenetike që ndodhin në trup, mund të rrisin me 15 herë mundësinë e prekjes nga dementia.

    Sidoqoftë në studimin ku morrë pjesë 196,383 persona deri në moshën 60 vjeç, u pa se plakja e trurit mund të mos jetë vetëm e trashëgueshme. Ekspertët thonë se pavarsisht këtyre të dhënave, edhe stili jetesës luan një rol shumë të rëndësishëm. Për personat që abuzojnë me pije alkoolike, duhanin apo ushqime jo të shëndetëshme dhe nuk merren me aktivitet fizik rreziku është më i lartë. Nga ana tjetër personat aktivë me stil jetese të shëndetëshëm, ulin ndjeshëm mundësinë e prekjes nga plakja e trurit.

    Ekspërtët morën parasysh të dhënat e mbledhura, për të parë se cili nga këta faktorë ndikon më shumë. Mes ndarjes së personave që nuk ishin të priur gjenetikisht për tu prekur nga plakja e trurit dhe atyre që ishin, të dhënat treguan se stili i jetesës në të dyja rastet luan një rol kyç.

    Si mund t’a parandaloni
    Sipas ekspertëve edhe nëse keni një histori familjare me persona të cilët vuajnë nga kjo sëmundje, rrisku mund të anashkalohet me disa ndryshime të vogla. Në çdo rast këshillohet një stil jetese i pasur me ushqime sa më të shëndetëshme dhe të freskëta. Këtu përfshihen shumë perime, lëngje, vitamina, proteina dhe minerale.

    Hiqni dorë nga alkooli, duahni dhe merruni me aktivitet sportive ku përfshihen edhe ecjet në natyrë ose vrapi. Në studimin e mësipërm të cilit i referohet AgroWeb.org, personat që ndoqën një stil jetese të shëndetëshëm, shtynë me të paktën 10 vite rriskun e shfaqjes së sëmundjes. Kështu edhe nëse jeni të rrezikuar një jetesë e shëndetëshme mund t’ju ndihmojë. Gjithnjë kujdesuni të mos abuzoni gjatë përditëshmërisë me stilin tuaj të jetesës për të pasur një mendje të shëndoshë. /AgroWeb/.

    Lajmi Paraprak

    Mungesa e gjumit ju shëndosh më shumë se ushqimet

    Lajmi i rradhës

    Pse ndodh turbullimi i shikimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë