Fëmijët që bëjnë këto 12 gjëra, kanë tru ‘shumë të ndjeshëm’

    Psikologët kanë zbuluar se fëmijët me tru ‘shumë të ndjeshëm’, në mjedisin e duhur kanë shumë më tepër përparësi sesa bashkëmoshatarët e tyre.

    Është interesante se ekzistojnë pesë ‘lloje’ të trurit: i ekuilibruar, spontan, këmbëngulës, i kujdesshëm dhe i ndjeshëm.

    Një tru i ndjeshëm karakterizohet nga aktiviteti i shtuar në sistemin limbik, domethënë qendra emocionale e trurit.

    Fëmijët me tru shumë të ndjeshëm jo vetëm që tregojnë më shumë kreativitet, ndërgjegjësim dhe hapje, por ata posedojnë edhe një tipar tjetër që ende nuk vlerësohet, që është ndjeshmëria.

    Për shkak se fëmijët e ndjeshëm preken më shumë nga përvojat e tyre sesa bashkëmoshatarët e tyre, ata marrin më shumë mbështetje dhe inkurajim. E gjithë kjo i bën më të suksesshëm – shkruan CNBC.

    Sipas psikologes Elaine Aron, rreth një në pesë fëmijë është shumë i ndjeshëm.


    Fëmija juaj është i ndjeshëm nëse bën gjërat në vijim:

    Vëren detaje të vogla (për shembull, që mësuesi ka rroba të reja)

    Disponimi i njerëzve të tjerë ndikon shumë tek ai

    Vështirë përballet me emocione të forta si zemërimi dhe shqetësimi

    Stresohet kur ndodhet në ambiente të mbushura me njerëz dhe me zhurmë

    Urren kur dikush e nxiton dhe preferon t’i bëjë gjërat më me kujdes

    Reagon më mirë kur i tregoni me butësi se ku gaboi në vend që ta disiplinoni ashpër

    Bën komente të thella dhe duket i mençur për moshën e tij

    Ka një sens të mirë humori

    I ‘lexon’ mirë njerëzit dhe mund të nxjerrë me saktësi të habitshme atë që ata mendojnë ose ndjejnë

    Refuzon të hajë ushqime të caktuara për shkak të erërave ose teksturave

    Trembet lehtësisht nga zhurmat e papritura, si kur dikush u afrohet fshehurazi
    Lajmi Paraprak

    Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

    Lajmi i rradhës

    MES MEMECËVE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë