MES MEMECËVE

    Poezi nga: Jiří Kolář
    Përktheu: Maksim Rakipaj

    Të jetosh mes memecëve
    është ku e ku më vështirë
    se të jetosh mes kafshëve
    Kafsha rri larg zjarrit
    armëve dhe fjalëve
    mund të jetosh me kafshët
    në përulësi dhe duke hequr dorë
    nga zbutja e vetes
    por jetohet memec
    mes memecëve?

    S’të bën gjë dobi.
    Këtu fjala s’është fjalë
    zjarri s’është zjarr
    arma s’është armë
    përulësia s’është përulësi
    heqja dorë s’është heqje dorë
    ende je mes të shushaturish
    dhe ç’është më e keqja
    do s’do ti
    ke për t’u bërë dalëngadalë
    njëri prej tyre.

    Thuaj atij trapit
    se jeta është ndryshe
    nga rehatia
    se është luftë e paprerë
    sa e plotë, aq e vështirë
    se gëzimi
    kushtëzohet nga përpjekjet,
    dlirësia, dashuria,
    e vërtetë sigurisht,
    e hidhur e vërteta
    nëse pyet dikë
    dhe e pyet ç’mban të fshehtë,
    nëse e sheh në sy
    asgjë s’ke për të kuptuar
    nëse s’je në shpirtin e tij

    Zot shpëtomë!

    Lajmi Paraprak

    Fëmijët që bëjnë këto 12 gjëra, kanë tru ‘shumë të ndjeshëm’

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski me përkrahje për Kosovën pas vrasjes së policit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë