Ndikimi i telefonave celular te fëmijët

    Agron Kurtishi
    Studiues i komunikimit, mas medias

    Nëse fëmijët përdorin më pak telefonat dhe mediat e tjera, nuk humbin asgjë. Duke injoruar numrin në rritje të fëmijëve që lidhin kohën para ekranit me rreziqet shëndetësore të fëmijëve, ne (të rriturit) mund të jemi përgjegjës për një nga skandalet më të mëdha të shëndetit publik të kohës sonë. Pajisjet dixhitale tashmë kanë një ndikim të madh negativ në zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve. Stresi digjital tani është bërë një “sëmundje popullore e përhapur”.

    Shkencëtarët japin alarmin që mediat dixhitale jane:

    •Shkak i të menduarit të dobët dhe humbjes së kreativitetit
    Ata thonë që:

    • deri në moshën 16 vjeç: ndalim i rreptë i celularit! (në mënyrë që femijet të mund të zhvillojnë vërtet talentin e tyre mendor, veçanërisht për përdorimin e mëvonshëm kuptimplotë të mediave dixhitale)

    Gjatë fazës së fëmijërisë fëmijët duhet të trajnojnë një sërë aftësish:

    zhvillimin e shqisave
    të menduarit fleksibël dhe të pavarur,
    kreativitetin,
    qëndrueshmërinë personale,
    inteligjencën emocionale,
    mësimin dhe punën e pavarur,
    ndjenjën dhe përvojën e drejtpërdrejtë,
    këmbënguljen,
    të mësojnë aftësitë sociale
    kontakti social
    shëndeti fizik si një faktor i rëndësishëm në jetë,
    strategjitë e menaxhimit të stresit,
    Zhvillimi i një personaliteti të lirë dhe të vetëpërgjegjshëm, etj.

    Nuk është e mundur të mësohen aftësitë e përmendura duke përdorur pajisje dhe përmbajtje dixhitale e sodimos telefonin celular. Telefonat i lejojnë fëmijët dhe të rinjtë të zhyten në botët virtuale dhe mekanizmat e konsumit që sulmojnë vullnetin e tyre dhe shkaktojnë varësi.

    Me anë të përdorimit sidomos të telefonit celular, fëmijët:

    -nuk e dijnë se ku ndodhen (edhe pse janë me familjen në një dhomë)
    -shurdhohen (edhe pse dëgjojnë mirë me veshët por i gjithë përqëndrimi 100 % është te ndodhia e telefonit dhe rrallë përgjigjen).
    -nuk urdhërohen (nëse ju kërkon diçka ose nuk e sjellin fare ose e sjellin me orë të tëra vonesë)
    -e harrojnë emrin e vetë (i thirr në emër por nuk përgjigjen)
    -janë agresiv (në momentin që prindi ju thotë që të bëjnë pauzë me telefonin, ata bëhen agresiv, qajnë, janë të pakënaqur, e urrejnë personin qe ju jep urdhër për ta lëne telefonin sepse ndahen nga një botë e dashur dhe e pafund (prindi shihet me inat dhe urrejtje) dhe gjithsesi tentohet me metoda të ndryshme të vijnë përsëri afër telefonit.
    -humbasin kreativitetin (çdo fëmijë ka ndonjë aftësi të caktuar dhe nëse nuk e ka telefonin në dorë këtë aftësi fëmija tenton ta vëndose në përdorim, por telefoni e ndalon nga çdo aftësi kreative. Provoni këtë me fëmijët e juaj: ndaloni pajisjet meditike (telefonin, kompjuterin, televizorin, tabletin) për së paku 2 orë në ditë (duke qënë në shtëpi) dhe leni ata të bëjnë diçka nga mendja e tyre. Prindërit që kanë 2 ose më shumë fëmijë janë dëshmitarë që fëmijët as nuk luajnë më me njëri-tjetrin si dikur nëse i mbajnë telefonat në dorë. Por le ta provojnë duke jua ndaluar për disa orë telefonat/TV/kompjuterat. Rezultati është që në mënyrë të natyrshme ata do e kerkojnë njëri-tjetrin që të luajnë së bashku dhe të shpalosin kreativitetin e tyre.
    -Sapo telefoni inteligjent futet në mes kontaktit të ngushtë nënë-fëmijë që është i nevojshëm për t’u përballur me njëri-tjetrin, ai shkakton konflikte në marrëdhënie dhe i hap rrugën problemeve.
    -Prindërit e shikojnë fëmijën më pak, fëmija mban më pak kontakt me sytë me prindërit
    -Më pak shkëmbim verbal (sasia dhe cilësia (vlerësimi, vëmendja) e të folurit të prindit ulet)
    -Çrregullime të lidhjes prind-fëmijë-prind

    Sa më të rinj fëmijët në përdorimin e telefonit, aq më keq dhe sa më gjatë aq më keq. Gjitahshtu sa më pa kontroll se çfare sheh fëmija, aq më keq.

    Nuk guxojnë fëmijët të mbajnë në dorë 24 orë telefonin dhe të kenë qasje në një botë virtuale që nuk njeh kufij (ka një fillim por ska fund) dhe ofron shumë gropa të cilat janë ende të padepërtueshme për të rinjtë dhe mekanizmat e të cilëve thyejnë aftësitë sepse duhen plotësuar shumë detyra njëherësh dhe disponueshmërinë e përhershme.

    Ka shumë studime që tregojnë se përdorimi i pakufishëm i telefonit te fëmijët është i dëmshëm për shëndetin fizik dhe mendor. Në përgjithësi, dixhitalizimi i pakontrolluar i të rinjve çon në shtrembërim të personalitetit dhe në një varësi dixhitale të pazakontë.

    Telefoni do të thotë për shëndetin e fëmijëve:

    -Çrregullime të reja mendore për shkak të presionit më të lartë social (cyber-bulling, cyber-mobbing, “cyber disorders”)
    -Më shumë ndjenja pakënaqësie (Studime të shumta tregojnë se fëmijët dhe të rinjtë po rriten më të pakënaqur sot se sa para 15 vjetësh edhe pse kanë më shumë kushte)
    -Përqindje më të larta të vetëvrasjeve (disa të nxitura nga lojra të ndryshme si dhe nga bullingu)
    -Problemet e zhvillimit të shkaktuara nga fiziologjia e trurit dhe dëmtimet e hershme të shkaktuara nga përdorimi i smartfonëve që në foshnjëri
    -Sëmundjet mendore, Burn-outs, depresioni, sjellja e varur dhe lëkundje e sjelljes seksuale në pubertet

    Përdorimi i telefonave çon në çrregullime të zhvillimit në të folur dhe çrregullime të përqendrimit, çrregullime në lexim, drejtëshkrim dhe deficit të vëmendjes, hiperaktivitet, shqetësim të brendshëm dhe agresivitet, çrregullime të gjumit, çrregullime motorike dhe varësi nga interneti.

    Foshnjat gjithashtu vuajnë nga çrregullimet e të ngrënit dhe gjumit nëse nëna përdor media dixhitale ndërsa kujdeset për fëmijën (sidomos kur e ushqen).

    Nëse sot 40-60% e shtatë-vjeçarëve janë të pajisur me një pajisje dixhitale, atëherë kjo po rrit një brez të ri “pa kokë”.
    Të gjithë njerëzit lindin kreativ! A na befason kjo? Në një studim nga George Land në vitet 1960, rezultoi qe 98% e fëmijëve deri në moshën 5 vjeç bien në kategorinë e gjeniut krijues. Numri i gjenive krijues zbret me moshën (në moshën 10 vjeç jane vetem 30%, në moshën 15 vjeç 12% dhe vetëm 2% e 280,000 subjekteve të rritur kanë arritur statusin e gjeniut krijues).
    Land më pas tha: “Ajo që kemi arritur, është se sjellja jo kreative mësohet”. Shkencëtarët janë të mendimit që të qenurit jo krijues përcillet përmes përdorimit të telefonave dhe mos mbështetjes individuale. Kështu, 96% e të rinjve u grabitet kreativiteti i tyre.
    •Nevojitet një model i ri arsimor. Mësoni me njerëzit dhe natyrën në vend të mediave dixhitale

    Fëmijëria është shumë e shkurtër për ta kalur të tërën në mediat digjitale.

    Këshilla

    -Lëvizja në natyrë, edhe në ajër të pastër, është i rëndësishëm për zhvillimin fizik dhe shëndetin dhe krijon një humor të mirë.
    -Rekomandohen të folurit dhe librat. Të lexosh rregullisht një histori para gjumit të jep një ndjenjë sigurie dhe është mënyra më e mirë për të inkurajuar leximin. (tregohuni fëmijëve përralla, sa më shumë para gjumit)
    -Marrëveshjet ndihmojnë! Mami dhe babi, gjyshja dhe gjyshi duhet të bashkohen të gjithë në mënyrë që rregullat të mund të zbatohen me më pak stres.
    -Inkurajoni fëmijën tuaj të bëjnë miq, të luajë sport, të mësojë një instrument!
    -Jo telefona inteligjentë për fëmijët e shkollave fillore!
    -Asnjë përdorim i kompjuterit dhe i internetit pa mbikëqyrjen e të rriturve!

    Fëmijët nuk janë në gjendje vetë të vlerësojnë nëse telefonat dhe paisjet e tjera dixhitale janë mirë për ta ose jo. Kjo mbetet në ndërgjegjësinë e të rriturve që ata të kenë një kontroll mbi përdorimin e telefonave nga fëmijët.

    Europa po bën hapat e parë: Hollanda, Franca, Suedia, Zvicra Finlanda dhe vende të tjera kanë marrë vendim për ndalesën e telefonave nëpër shkolla me arsyetimin se është e vërtetuar shkencërisht se telefonat e ndërpresin vëmendjen nga mësimi dhe ju bëjnë dëm nxënësve.

    Agjencia arsimore, shkencore dhe kulturore e Kombeve të Bashkuara u kërkoi shkollave në mbarë botën të ndalonin telefonat celularë në të gjitha klasat.

    Ashtu siç kemi tendencë për të përqafuar lejesat, akoma më rreptë do duhet të jemi me ndalesat sepse kjo është në të mirë të fëmijëve tanë dhe të ardhmes të familjes dhe kombit tanë.

    Fëmijët duhet të mësojnë hap pas hapi se si të përdorin mediat me përgjegjësi. Të rriturit kanë një funksion të rëndësishëm model në zhvillimin e kompetencës së medias dhe duhet ti mbështesin fëmijet në këtë.

    Lajmi Paraprak

    Bujar Osmani premton liberalizimin e vizave me ShBA-në

    Lajmi i rradhës

    Prokuroria dhe gjyqësori me besim më të ulët, qytetarët më shumë i besojnë Armatës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë