PËRFITIMET PSIKOLOGJIKE TË AGJËRIMIT

    Melaat Saliji-Adili
    Psikologe klinike

    Agjërimi, për shkak të ndjenjave shpirtërore dhe efekteve psikosociale zë një vend shumë të rëndësishëm në psikologjinë e njeriut. Në këtë kuptim, Ramazani është një muaj në të cilin njeriu ndërmerr llogari të brendshme për të njohur veten e tij dhe fillon të kërkojë kuptimin e ekzistencës. Psikologia Melaat Saliji-Adili për Nistori tregon për përfitimet psikologjike të agjërimit, duke e vënë theksin tek ndryshimi i disa sjelljeve tona ku dhe vet psikologia klinike tregon se që një modelim i sjelljes të ndryshojë duhet të paktën tre javë.

    Me anë të adhurimit personi përpiqet t’i vendosë vetes kufij, të vetëdijesohet, të jetë mirënjohës dhe të qëndrojë larg veprimeve të tij të gabuara. Njeriu i cili agjëron është në paqë me veten dhe të tjerët. Idealisht, një agjërues mund të njohë dhe kuptojë veten e tij dhe ta mbajë atë nën kontroll. Sepse mendja hyn në një përqendrim intensiv me agjërimin, i cili mbahet në përputhje me të gjitha kërkesat e tij.

    Gjatë agjërimit, njeriu duhet të jetë vigjilent dhe aktiv, jo vetëm në nivelin emocional dhe të sjelljes, por edhe në atë mendor. Ai gjithmonë duhet të vlerësojë qëllimet dhe rezultatet e agjërimit të tij. Njerëzit të cilët agjërojnë fillojnë të kontrollojnë impulset e tyre instinktive si ngrënia, pirja dhe nevojat tjera fizijologjike dhe së bashku me këtë, ata fillojnë të vënë në dyshim kuptimin e jetës dhe vetvehtes.

    Në këtë muaj, njerëzit mund të vetëdijesohen për shumë zakone që i bëjnë mbrenda 11 muajve në mënyrë rutinore për të cilat nuk janë të vetëdijshëm dhe ndërmarri hapa për t’i ndryshuar ato. Siç dihet, duhen të paktën 3 javë që një modelim i sjelljes të ndryshojë. Një muaj agjërimi është një mundësi për të ndryshuar disa nga sjelljet tona.

    LEHTËSON STRESIN DHE ANKTHIN

    Ndryshe nga ajo që pritej, studimet kanë treguar se agjërimi redukton nivelet e stresit, ankthit dhe depresionit. Gjatë agjërimit organet tjera pushojnë, por truri ynë është organi më funksional dhe për këtë arsye ka një rritje të faktorëve të zhvillimit nervor në trurin e njerëzve që agjërojnë. Faktorët e rritjes së kapacitetit të trurit dihet se janë mbrojtës kundër depresionit, çrregullimeve të ankthit dhe stresit.

    FORCON KUJTESËN

    Në të njëjtën kohë, hormonet e urisë të sekretuara nga stomaku i uritur ndikojnë pozitivisht në pjesën e të mësuarit dhe kujtesës së trurit. Është përcaktuar se zhvillimi i qelizave të reja nervore e parandalojnë formimin e sëmundjeve si: problemet e vëmendjes, demencës dhe Parkinsonit. Një tjetër dobi e agjërimit qëndron në faktin që si i tillë na siguron pushimin (qetësinë) psikologjik. Sistemi i tretjes, sistemi i qarkullimit të gjakut, sistemi i frymëmarrjes si edhe sistemi nervor futen në një proces të të pushuarit. Madje agjërimi kthjellon mendjen, mprehtëson shqisat dhe përforcon memorien. Një lukth i zbrazur, gjakun i cilit do të harxhohet për tretje, e dërgon në tru dhe truri pranon më shumë gjak dhe energji. Kështu që si rezultat i kësaj rritet koncentrimi dhe aftësia e të menduarit.

    MBËSHTET KONTROLLIN E ZEMËRIMIT

    Agjërimi na ndihmon të kontrollojmë zemërimin tonë. Personi mund të bëhet një person më pozitiv duke u vetëdijesuar për sjelljet që ka bërë vazhdimisht për 11 muaj dhe duke ndërmarrë hapa për të ndryshuar rrethin vicioz të përsëritur. Mund të shihet se kur njerëzit mësojnë t’i vendosin kufij vetes përmes agjërimit, ka një ulje të nivelit të stresit qê rezulton me përmirësimin e problemeve të komunikimit ndërpersonal.

    RRIT NIVELIN E TOLERANCËS

    Falë agjërimit, njeriu i vendos vetes kufij dhe kufizon dëshirat e tij njerëzore dhe mëson t’i mbajë ato nën kontroll. Një rritje në aftësinë për të përballuar zemërimin vërehet tek personi, të cilit i rritet durimi dhe fuqia e qëndrueshmërisë, ku njeriu bëhet më tolerant. Studimet kanë zbuluar se agjërimi ndikon në ndjenjat dhe mendimet e njerëzve dhe u jep njerëzve tipare pozitive të personalitetit si modestia, durimi, harmonia dhe respekti për të tjerët.

    AKTIVIZON NDËRGJEGJËSINË

    Ndërsa përpiqet të ndryshojë dinamikën e tij të brendshme, personi gjithashtu përpiqet për mirëqenien e njerëzve të tjerë. Adhurimi kolektiv ndihmon në zhvillimin e marrëdhënieve tona njerëzore. Ndihmat e bëra për të zhvilluar ndjenjën tonë të altruizmit, shkaktojnë një rritje të ndjenjës sonë të tolerancës. Agjërimi aktivizon ndërgjegjen shoqërore.

    ZHVILLON NDJENJËN E EMPATISË

    Një individ që mund të empatizojë krijesat e uritura dhe të etura, që nuk mund të plotësojnë nevojat e tyre ushqimore kur të duan, mund të përmirësojë marrëdhëniet e tyre me mjedisin në një mënyrë pozitive. Individi i cili agjëron do të jetë më i shëndetshëm edhe në aspektin psiko-social.

    Dr. Wisniewski (2010), nga Universiteti Leiçester, thotë: “Ramazani paraqet periudhë shumë të rëndësishme të vetëpërmirësimit…” Agjërimi ndihmon për të krijuar fuqi, ndihmon zhvillimin e vetërespektit, ngrit vetëkontrollin dhe mbi të gjitha stimulon vetëbesimin si promotor të suksesit në jetë. /Nistori/

    Shkrimi është shkruar në veçanti për Nistori.com. Të drejtat e botimit i kanë vetëm Nistori dhe autori. Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    RMV, Serbia pritet që ta heq ndalesën për eksportin e vajit për ushqim

    Lajmi i rradhës

    Rritja e çmimit dëshpëron taksistët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë