Rritja e çmimit dëshpëron taksistët

    Rritja e çmimit për shërbimet taksi në Tetovë u prit shumë mirë nga taksistët, mirëpo ky gëzim i tyre nuk zgjati shumë pasi komuna doli me urdhëresë për plotësimin e disa kushteve për të punuar taksi. Ndër to, edhe detyrimi që makinat të plotësojnë standardin Eko 5, por edhe të kenë firmë të regjistruar. Kjo nxiti reagimin e taksive, por nga komuna thonë se mos plotësimi i këtyre kushteve do të rezultojë me dënime, madje edhe konfiskim të makinës.

    “Ndër kushtet kryesore është që çdo ndërmarrje apo person fizik duhet të ketë të paktën firmën e regjistruar, vetura në gjendje të mrië teknike, ngjyra e bardhë është paraparë dhe vetura të jetë eko 5”, tha Memet Jonuzi, Shef i sektorit për veprimtari publike

    Taksistët shprehen se këto kushte do të lënë pa punë një numër të madh të tyre, për shkak të pamundësisë për plotësimin e tyre.

    “Ne nuk kemi, taksistët nuk kanë për Eko 5, dhjetë mijë euro makinë duhet të kem ku ti marrim”, Taksist

    “Nuk e di, s’di çka të them nuk mund ti mbërrijmë këto ti bëjmë veturat si kërkon komuna. Gjithë ditën ne rrimë për dhjetë euro kjo është e gjitha. Kushtet janë tejet të rënda, mirë kërkon komuna po nuk mund ta mbërrijmë. Më mirë ta lesh këtë punë, se nuk mund të mbijetoj, dhjetë dënime kam”, Taksist

    Taksistët privat, kanë bërë madje edhe një peticion, dhe kërkojnë nga komuna lehtësimin e masave.

    “Nuk kemi mundësi, ne kemi mbledh do nënshkrime do i dorëzojmë në komunë dhe nëse i pranojnë do jetë mirë. Do paguajmë ne patjetër, që t‘mos mbesim pa punë, se kështu do mbesim pa punë”, Taksist

    “Në Tetovë për momentin qarkullojnë rreth 400 vetura që japin shërbime taksie, ndërsa, sipas statistikave të komunës dhe policisë, vetëm 70 makina janë me licencë dhe që i plotësojnë kushtet, ndërkohë qindra të tjera, vazhdojnë të funksionojnë në të zezë dhe pa i plotësuar kushtet”, tha gazetari i televizionit Alsat,  Bashkim Sulejmani.

    Për shërbimin e taksisë pronarët duhet të paguajnë 1000 denarë në vit makinën dhe 3000 denarë për licencën e cila do të ketë afat 4 vjeçar. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    PËRFITIMET PSIKOLOGJIKE TË AGJËRIMIT

    Lajmi i rradhës

    “Shik Jellak” mollë sherri! E ka blerë shqiptari apo ende është në pronësi të Daka Davidoviqit?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë