Shenjat që tregojnë se fëmija vuan nga ADHD

    ADHD njihet si çrregullimi i përqendrimit dhe hiperaktivitetit

    Është një çrregullim i shëndetit mendor, i cili mund të ndikojë dukshëm në stilin e jetesës së fëmijës dhe në marrëdhëniet që krijon.

    Ndonëse simptomat janë të shumta, është e vështirë për t’i dalluar me lehtësi.

    Përqendrohet vetëm tek vetja: Një fëmijë me ADHD zakonisht ndërpret të tjerët, flet pa menduar, nuk i interesojnë kërkesat e të tjerëve dhe kanë vështirësi për të pritur në radhë.

    Shqetësime emocionale: Këta fëmijë kanë probleme me emocionet e mira ose të këqija; shpërthejnë shpesh nga inati.

    Nervozizëm: Ata përpiqen të bëjnë të kundërtën e asaj që u thuhet, ngulin këmbë tek dëshira e tyre dhe kur nuk iu plotësohet, kalojnë në nervozizëm.

    Detyrat janë të papërfunduara: Fëmijët me ADHD kanë shumë interesa, por i lënë ato të papërfunduara sepse u tërheq vëmendjen diçka tjetër.

    Mungesë përqendrimi: Duket sikur janë duke ju dëgjuar, por në fakt ndodh e kundërta, shkruan Anabel.

    Hutim: Këta fëmijë, edhe pse zakonisht janë të lëvizshëm, ndodh që në disa raste të jenë edhe të hutuar dhe nuk përfshihen me fëmijët e tjerë.

    Diagnostikimi i fëmijëve me çrregullime të përqendrimit dhe hiperaktivitetit bëhet nga mjekët specialistë ndaj nëse vëreni këto simptoma, këshillohuni me mjekun e familjes. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Këta janë emrat e famshëm të futbollit që mendojnë se Lionel Messi nuk duhet të fitojë ‘Topin e Artë’ në vitin 2021

    Lajmi i rradhës

    Presidenti Biden uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Vazhdoni reformat në drejtësi dhe luftoni korrupsionin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë