Si ndikojnë gjenet mbi shëndetin tonë mendor?

    Foto Ilustruese

    Dean Burnett
    “Science Focus”

    Kur flitet për gjëra që e mbrojnë ose dëmtojnë shëndetin tonë mendor, roli i gjeneve tona është shpesh një mendim i dytë. Tek e fundit, çrregullimet dhe problemet e shëndetit mendor janë produkte të mendjes dhe trurit tonë, ndërsa gjenet janë elementë mikroskopikë të ADN- së sonë.

    Mund të duket paksa e vështirë të supozohet se të dyja janë të lidhura me njëra-tjetra. Por kjo është e gabuar. Hulumtimet shkencore, kanë zbuluar se shumë çrregullime të shëndetit mendor kanë një element të rëndësishëm gjenetik, që formëson padyshim kuptimin dhe trajtimin tonë për to.

    Nëse e shihni nga një pikëpamje më logjike, ka shumë kuptim që gjenet tona të ndikojnë tek shëndeti ynë mendor. Në fund të fundit, sado të paprekshme që mund të jenë në shumë mënyra, mendjet, ndërgjegjja, mendimet dhe emocionet tona janë të gjitha produkte të aktivitetit në tru, të sinjaleve komplekse të panumërta, që dërgohen dhe merren nga miliarda qeliza të trurit, të njohura ndryshe si neurone.

    Dhe këto sinjale varen nga qelizat e ndërlikuara të trurit që punojnë siç duhet. Funksionimi i mirë i qelizave, varet nga molekulat që i përbëjnë ato. Dhe këto molekula, veçanërisht proteinat, përcaktohen nga gjenet tona.

    Kjo do të thotë se nëse ka një të metë apo problem me kodin në një gjen specifik, molekulat që ai prodhon nuk do të kenë formën e duhur. Dhe për proteinat në veçanti, forma e tyre është një aspekt thelbësor i aftësisë së tyre për të bashkëvepruar me molekulat e tjera në mënyrën e duhur.

    Kjo do të thotë se çdo qelizë që ka këto proteina me probleme, do të jetë më pak në gjendje të funksionojë siç duhet. Dhe nëse këto qeliza janë neurone, atëherë proceset që çojnë në formimin e mendjeve tona mund të ndikohen, ndonjëherë në mënyra që janë shkatërruese, ose më të paku të padobishme.

    Pra, megjithëse ndodh përmes disa hapave, është e lehtë të shihet se gjenet tona mund të luajnë një rol mbi shëndetin tonë mendor. Kjo nuk do të thotë që ata janë faktori i vetëm që përcaktojnë shëndetin tonë mendor.

    Nuk është një rasti që disa njerëz kanë një “gjen të depresionit”  apo “mutacion të ankthit” specifik, dhe që ata me këto tipare gjenetike zhvillojnë çrregullimin me të njëjtin emër. Në fakt, truri është shumë kompleks për këtë, sidomos kur bëhet fjalë për pjesët që rezultojnë në mendjen tonë.

    Në punë janë kaq shumë elementë në punë, kaq shumë sisteme që kombinohen për të krijuar vetëdijen, dhe aq shumë tepricë dhe përshtatshmëri në trurin tuaj, sa që një gjen i vetëm

    atipik që prodhon automatikisht një çrregullim (kompleks dhe të gjithanshëm), tamam si një qark i vetëm i instaluar keq në një rrjet elektrik, që nuk çon në mënyrë të pashmangshme në ndërprerjen e energjisë.

    Megjithatë, faktorët gjenetikë mund të rrisin rrezikun e problemeve të shëndetit mendor, ose të na bëjnë më të prekshëm ndaj zhvillimit të tyre, duke reduktuar aftësinë e trurit për t’u marrë me ose për të kompensuar traumat dhe problemet e tjera.

    Me sa duket, kjo është arsyeja pse shumë probleme të shëndetit mendor, janë në dukje të trashëguara dhe pse disa kushte të shëndetit mendor, duket se kanë shkaqe të ngjashme gjenetike. Në përgjithësi, është e drejtë të thuhet se gjenet luajnë një rol të rëndësishëm mbi shëndetin tonë mendor. Por po ashtu edhe shumë faktorë të tjerë. Dhe këtu çështja ndërlikohet. / bota.al/

    Lajmi Paraprak

    Rusia sërish thotë se nuk ka plane për pushtimin e Ukrainës

    Lajmi i rradhës

    “Ti nuk je”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë