Si ta përmirësojmë mirëqenien mendore

    Shëndet i mirë mendor nuk është diçka që ju keni por është ajo që bëni. Që të jeni me shëndet të mirë mendor ju duhet ta vlerësoni dhe pranoni vetveten. Kjo do të thotë që:
    Ju respektoni dhe kujdeseni për veten tuaj. Ju e doni vetën, nuk e urreni. Ju kujdeseni për shëndetin tuaj fizik
    E parashihni vetën si person me vlerë sipas drejtës tuaj. Nuk keni nevojë ta meritoni të drejtën e ekzistencës. Ju ekzistoni, prandaj keni të drejtë për ekzistim.
    Gjykoni veten sipas standardeve të arsyeshme. Mos e detyroni veten me qëllim të pamundshme, si për shembull “Unë duhet të jem i përsosur në çdo veprim”, dhe mos e dënoni vetën nëse nuk ia arrini.
    Nëse ju nuk e pranoni dhe vlerësoni vetën, gjithmonë do të frikësoheni se njerëzit tjerë nuk ju pranojnë. Që t’i ndaloni njerëzit të shohin se sa të papranueshëm jeni, ju shkëputeni nga ata, kështu që mbeteni gjithmonë të frikësuar dhe të vetmuar. Nëse ju e vlerësoni vetën nuk pritni për mospranimin e njerëzve tjerë. Nuk frikësoheni nga njerëzit e tjerë. Ju mund të jeni mendje hapur kështu që të kënaqeni me marrëdhënie të mira njerëzore. Nëse e pranoni dhe e vlerësoni vetveten, ju jeni në gjendje të ndjeheni të qetë dhe të kënaqeni pa ndjenjë faji. Kur ballafaqoheni me probleme ju e dini që pa marrë parasysh sa e vështirë është situata juaj, ju mund ta përballoni. Si e parashohim vetën është e rëndësishme për çdo vendim të marrë.
    Njerëzit të cilët e pranojnë dhe vlerësojnë vetveten e përballojnë jetën.Ne vuajmë nga shqetësimet mentale, nëse nuk e pranojmë dhe vlerësojmë vetën. Këto mendime zakonisht vijnë qysh nga fëmijëria kur ne kemi vendosur se nuk jemi të mirë dhe të papranueshëm, përndryshe familja jonë nuk do të na kishte trajtuar në atë mënyrë. Kjo e bën shumë të vështirë për ne t’i përballojmë vështirësitë dhe fatkeqësitë që hasim.


    Të gjithë ne rritemi me ide të caktuara se kush jemi, cila ishte dhe çka do të jetë jeta jonë dhe se çfarë është bota. Këto ide burojnë nga përvojat e kaluara dhe nga ajo se dy njerëz kur nuk mund t’i kenë përvojat e njëjta, dy njerëz kurrë nuk mund t’i shohin gjërat pikërisht në të njëjtën mënyrë. Idetë tona nuk janë aq të sakta se çka është duke ndodhur rreth nesh, por supozime apo teori të caktuara se çka ndodhë. Nëse ne rritemi duke besuar se bota është ajo se si e shohim. Ne pastaj tronditemi shumë kur mësojmë se gjërat nuk janë ashtu si kemi menduar dhe mendimet e mëparshme kanë qenë të gabueshme.


    Kurdo që hasim në fatkeqësi të papritur, kur ndodhin mosmarrëveshje serioze ne zbulojmë se jeta jonë nuk është ajo çka kemi menduar por çka jeta është në të vërtet. Ne ndoshta kemi menduar se do ta kalojmë jetën me një person të veçantë, por ky person shkon nga ne, apo vdes. Ndoshta ne jemi rritur duke besuar se nëse sillemi mirë asgjë e keqe nuk do të ndodhë, prapëseprapë ndodh.
    Kurdo që kuptojmë se kemi bërë gabim të madh, ne fillojmë të dyshojmë për çdo vendim që kemi marrë. Atëherë fillojmë të ndjehemi shumë të dobët. Ndjehemi sikurse jemi duke u shkatërruar, copëtuar, duke u zhdukur. Nëse ne e vlerësojmë dhe pranojmë vetveten, ne kemi siguri në vetën tonë edhe nëse jemi të frikësuar ne e sigurojmë vetën se kjo ndjenjë do të kalojë dhe se mund t’i përballojmë vështirësitë dhe çfarëdo që vjen. Nëse ne nuk e vlerësojmë vetën tonë dhe nuk ndjehemi pozitiv atëherë pason ndjenja e shkatërrimit personal.
    Ne ndjehemi të fshirë dhe të zhdukur si pikë e ujit në oqean. Kjo na bënë shumë të tmerruar.
    Çdoherë kur frikësohemi se do të shkatërrohemi, ne duhet të gjejmë mbrojtje për ta mbajtur vetën. Sa më keq që ndjehemi për vetën më vështirë e kemi të gjejmë mbrojtje.
    Mënyrat e mbrojtjes përfshijnë:
    dëmtimin e trupit tonë duke shkaktuar plagë ose duke mos ngrënë,
    fajësimi i vetës dhe depresioni,
    duke gjetur shkakun e frikës tonë në rrethin tonë dhe të frikohemi të dalim jashtë,
    duke bërë punë më shumë e më shumë,
    duke u mbyllur në botën tonë të brendshme dhe duke heq dorë gjejmë kuptim për botën rreth nesh si njerëzit tjerë.
    Si zëvendësim, së shpejti pa vetëdije gjejmë një mbrojtje se si e shohim vetveten dhe botën tonë. Për shembull nëse ne jemi të mësuar ta fajësojmë vetveten për çdo gjë që shkon keq, atëherë e fajësojmë vetveten për atë fatkeqësi që ndodhë.

    Shqetësimet mendore nuk ndodhin çdoherë. Megjithatë, nëse ne nuk e vlerësojmë dhe pranojmë veten kjo do të siguron shqetësim mendor kur jeta është e vështirë. Nëse ne ndjehemi pozitiv për veten tonë dhe nëse e humbin dikë, do të ndjehemi të pikëlluar por jo në depresion. Kur dikush na trajton keq ne ndjehemi të zemëruar por jo fajtor që jemi të zemëruar. Kur diçka ose dikush na kërcënohet, ne frikësohemi por jo të shkatërrohemi, sepse ne kujdesemi dhe e mbrojmë vetveten. Shkaktarët e shqetësimeve mendore nuk janë humbja, skamja,sëmundja ose njerëzit që na trajtojnë keq. Është mënyra se si e interpretojmë humbjen, skamjen, sëmundjen ose faktin se si njerëzit tjerë na trajtojnë keq.
    Duke i interpretuar gjërat në mënyrë që e bënë vuajtjen të pashmangshme shumë njerëz heqin dorë nga vetvetja. Nëse ne e shohim veten si të keq dhe të papranuar dhe besojmë që jetojmë në “një botë” ku të mirat shpërblehen dhe të këqijat dënohen atëherë, kur ndodhë ndonjë fatkeqësi ne e interpretojmë këtë si dënim për të këqijat tona. Nëse e shohim vetveten si të parëndësishëm dhe të pavlefshëm kur na ndodhë ndonjë gjë e lumtur ne i themi vetvetes “unë nuk duhet të jem e lumtur”. Nëse frikësohemi nga njerëzit tjerë dhe ata na trajtojnë keq, ndjehemi se ne nuk kemi të drejtë ta mbrojmë vetveten. Kur ne ndjehemi të shëmtuar dhe të padashur ne kemi nevojë të madhe për njerëz përreth nesh, ne e fshehim zemërimin. Kur i lejojmë njerëzit e tjerë të na shkelin sepse nuk mund ta tregojmë dëshpërimin nga frika që ata do të na pranojnë. Nëse ne besojmë se është e pamundshme t’i ndalojmë zhgënjimet dhe çdo gjë të keqësohet ne nuk veprojmë asgjë ta përmirësojmë jetën tonë por ne atëherë vetëm vuajmë dhe i dorëyohemi kësaj ndjenje.

    Nëse ndjehem mentalisht i/e thyer, çka mund të më ndihmojë?

    Pranoni se mund të ndryshoni. Askush nuk mbetet i njëjtë, kështu që ndryshoni për të mirë. Ndryshimi më i madh që mund ta bëni është ta pranoni dhe vlerësoni vetveten. Nëse e kaloni shumicën e jetës tuaj duke besuar se ju jeni të papranueshëm dhe me pak vlerë është vështirë të ndryshoheni sepse të gjitha idetë dhe mënyrat e sjelljeve bazohen në atë besim. Qëllimi është që t’ i thoni vetvetes: “Unë nuk e vlerësoj veten shumë por tash e mbas unë do të sillem si shoku/qja më e mirë për vetveten. Unë do sillem mirë ndaj vetvetes, kujdesem për vetveten dhe nuk do ta kritikojë ose ulë poshtë veten time”. Duke u sjell me vetën si shoku/qja më e ngushtë, kjo do të ju bëjë shokun/qen më të mirë të vetës. Ju duhet të jeni të kujdesshëm se si flitni me vetën. Dëgjoni zërin tuaj të brendshëm. I shkruani gjërat që ju lëndojnë, gjërat kritike që ju thotë zëri juaj dhe pastaj mendoni për t’i thënë vetës gjëra më të dashura dhe inkurajuese.

    Autore: Mr. sc. Sema Halili- Psikologe e Licencuar në Psikologjinë e Shëndetit Mental,Magjistre e Psikologjisë Klinike, Gestalt Psikoterapeute e Licencuar nga EAGT/Trajnere, EMI Practioner dhe Psikotraumatologe

    Lajmi Paraprak

    “Ngrihuni e luftoni…”, Vuçiç, mesazh serbëve përpara zgjedhjeve lokale

    Lajmi i rradhës

    Lajm nga Babica

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë