Rastet kur mund të shmangni përdorimin e antibiotikëve

    Antibiotikët janë një ndër ilaçet më të konsumuara sot në Shqipëri.

    Në fakt, shqiptarët po abuzojnë dhe po i keqpërdorin këto barna të cilat në shumë raste jepen edhe pa recetë.

    Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik thonë se konsumi i antibiotikëve në Shqipëri është i lartë dhe pse i përafërt me vendet e Bashkimit Evropian.

    Autoritetet kanë përsëritur thirrjet që përdorimi i antibiotikëve të bëhet vetëm me rekomandimin e mjekut.

    Sipas tyre, keqpërdorimi i antibiotikëve mund të shkaktojë rreziqe për shëndetin dhe veçanërisht sistemin tretës.

    Një problem madhor që shkakton keqpërdorimi i antibiotikëve është rezistenca e baktereve ndaj këtyre barnave.

    Kohët e fundit, bakteret i rezistojnë gjithnjë e më shumë antibiotikëve si pasojë e ndryshimit të pësuar në kohë.

    Çdo bakter që i mbijeton një trajtimi me antibiotikë mund të shumohet dhe e gjithë kolonia të marrë aftësinë e rezistencës ndaj ilaçit.

    Sipas studimeve, të cilave i referohet AgroWeb.org një e treta ose një e dyta e sasive të antibiotikëve të përdorur nga njerëzit është krejt e panevojshme.

    Antibiotikët trajtojnë infeksione bakteriale dhe jo infeksione virale.

    Shembuj të këtyre të fundit janë e ftohura, gripi, bronshiti, kolla, infeksionet e veshit, sinozitit.

    Marrja e antibiotikëve kur keni një infeksion viral nuk e shëron atë, nuk parandalon sëmundjen e njerëzve të tjerë, mund të ketë efekte anësore dhe të shkaktojë rezistencë ndaj antibiotikëve.

    Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për 4 rastet kur mund të mos i përdorni antibiotikët.

    Infeksionet e veshit tek të miturit

    Fëmijët nën 2 vjeç nuk kanë automatikisht nevojë për antibiotikë për të kuruar infeksionin e veshit.

    Rëndom, ky infeksion largohet vetë, megjithatë nëse simptomat nuk përmirësohen në 2 \-3 ditë, atëherë mund të merren antibiotikët

    Bronshiti

    80% e personave që preken nga bronshiti trajtohen me antibiotikë, një trend që kontribuon fort në rezistencën e baktereve ndaj këtyre barnave.

    Në vend të antibiotikëve, bronshiti duhet trajtuar me medikamente për menaxhimin e simptomave si kolla dhe dhimbjet.

    Sinoziti

    Në 90% të rasteve ky problem shkaktohet nga virozat, gjë që i bën antibiotikët krejt të panevojshëm.

    Studimet thonë se antibiotikët nuk ofrojnë një përmirësim në simptomat e sinozitit.

    Infeksioni fshikëzës së urinës

    Në këto raste, antibiotikët duhen përdorur vetëm me konsultën e mjekut, ndonëse infeksione të tilla mund të trajtohen me antibiotik me sukses për tre ditë./AgroWeb

    Lajmi Paraprak

    Çfarë janë ushqimet pa gluten – Pse rekomandohen

    Lajmi i rradhës

    Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë