Shkaqet befasuese të dëmtimit të mushkërive

    Sëmundje të ndryshme të mushkërive e kanë fillesën diku, dhe shpesh shkaktarët fshihen në ambientin tonë më të dashur, shtëpinë! Por jo vetëm, pasi ato ndodhen kudo dhe ndonjëherë mundësia për t’i shmangur është e vogël. Megjithatë ndërgjegjësimi ynë mbetet arma më e fortë kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj shëndetit. Ndaj edhe AgroWeb.org në këtë artikull iu njeh me disa nga shkaktarët më të zakonshëm të sëmundjeve të mushkrive. KËshtu ju do të dini se si të zvogëloni riskun e sëmundjeve të tilla.

    Myku

    Ndonjëherë myku mund të shkaktojë infeksione serioze të mushkërive. Nëse jeni të ndjeshëm ndaj mykut, kujdesuni që në shtëpinë tuaj të mos ketë prani të tij.

    Radoni

    Ju nuk mund ta nuhasni, prekni ose shihni këtë gaz, por është shkaktari numër 2 i kancerit të mushkërive pas duhanit. Grimcat radioaktive në radon dëmtojnë mushkëritë tuaja kur i thithni. Një testim mund të svlerësojë nëse keni nivele të larta në shtëpinë tuaj.

    Tapeti

    Tapetet mund të bllokojnë mykun, jashtëqitjet e insekteve apo gazra të ndryshëm toksikë, që të gjitha këto mund të dëmtojnë mushkëritë tuaja. Kimikatet e përdorura për të pasyruar qilimin mund të shkaktojnë gjithashtu probleme. Ju mund të përdorni qilima që mund t’i pastroni lehtësisht jashtë shtëpisë në ambjent të hapur. Fshijeni tapetin tuaj me fshesë korrent tri herë në javë dhe pastrojeni me avull çdo vit.

    Pesticidet

    Nëse i konsumoni, i prekni ose i thithni nga ajri, pestic idet mund të shkaktojë probleme me hormonet, sytë, lëkurën dhe gjithashtu mushkëritë tuaja. Punëtorët e fermave dhe të tjerët që i përdorin ato kanë më shumë mundësi të kenë probleme me mushkëritë si për shembull astma. Maskat, syzet dhe rrobat speciale mund të ndihmojnë në mbrojtjen e kujtdo që punon me pesticide.

    Fishekzjarret

    Ngjyra e tyre krijohet nga copa të ndryshme metali që shpërthejnë një pluhur të imët në ajër. Kjo mund të shkaktojë ose përkeqësojë astmën dhe probleme të tjera të mushkërive dhe zemrës. Prandaj gjatë një shfaqeje me fishekzjarre qëndroni larg çdo tymit që ato shkaktojnë. Ju gjithashtu mund të përdorni një maskë që filtron grimcat.

    Airbagët

    Një kimikat pa erë ndihmon në hapjen e tyre në rast aksidenti për t’ju mbrojtur. Kjo krijon një pluhur të imët që mund të shkaktojë astmë dhe probleme të tjera të frymëmarrjes. Nivelet e larta mund të bëjnë që mushkëritë tuaja të mbushen me lëngje. Gjithashtu mund të irritojë muret e mushkërive tuaja. Flisni menjëherë me mjekun tuaj nëse vëreni probleme në mushkëri pasi hapet një airbag.

    Mielli

    Njerëzit që punojnë si bukëpjekës shpesh kanë probleme me frymëmarrjen. Kjo mund të jetë për shkak të miellit që thithni padashur kur punoni. Me kalimin e kohës mund të përkeqësojë kushtet e mushkërive si astma dhe të dëmtojë mushkëritë tuaja. Dhe duket se nuk prek vetëm bukëpjekësin, por edhe familjen e tyre, ndoshta për shkak të pluhurit që bartet në rroba, lëkurë dhe flokë.

    Pajisjet e gazit

    Furrat dhe ngrohësit e hapësirave të mbyllura mund të jenë shkaktarë të fshehtë të problemeve të mushkërive. Ndërsa gazi digjet, ai prodhon një kimikat të quajtur oksid azoti që mund të dëmtojë mushkëritë tuaja, t’ju bëjë të kolliteni dhe të shkaktojë astmë. Sigurohuni që t’i instaloni, pastroni dhe mirëmbani siç duhet pajisjet me gaz.

    Buburrecat

    Jashtëqitja dhe pjesët e trupit të tyre kthehen në pluhur, i cili gjenet kryesisht në dysheme, shtrat dhe në mobiljet tuaja. Ju e thithni atë kur kryeni aktivitete si pastrimi me korrent. Kjo mund të shkaktojë alergji dhe probleme me frymëmarrjen.

    Zogjtë

    Nëse mbani në shtëpi zogj, ndodh që të thithni me ajrin grimcat që dalin nga pupulat e tyre. Kështu ju mund të përjetoni shqetësime dhe irritim të mushkrive.

    Bujqësia

    Sistemi juaj imunitar reagon ndaj një myku që rritet në grurë, ose kashtë, icily irriton mushkëritë tuaja. Ai është më i përhapur në fermat e qumështit, midis punëtorëve të bagëtive dhe në vendet e lagështa. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të largoheni nga myku që e shkakton atë.Disa barna mund të zvogëlojnë reaksionin tuaj alergjik.

    Lagështuesi i ajrit

    Duket mjaft e padëmshme por mund të dëmtojë frymëmarrjen tuaj. Kjo për shkak se ka disa lloje myku që mund të rriten në të dhe të përhapen në ajër. I njëjti problem mund të ndodhë edhe me kondicionerët dhe sistemet e ngrohjes. Mushkëritë tuaja zhvillojnë një alergji ndaj kërpudhave dhe irritohen. Për të shmangur këto probleme, pastroni dhe mirëmbani rrgullisht këto paisje.

    Vaska me ujë të nxehtë

    Bakteret që zhvillohen në vaskë mund të hyjnë në mushkëri kur ju thithni avujt e krijuar nga uji i nxehtë. Mushkëritë tuaja mund të inflamohen dhe mund të keni ethe, kollë dhe probleme me frymëmarrjen. Sigurohuni që të pastroni dhe mirëmbani vaskat, dushet dhe pishinat dhe konsultohuni me mjekun tuaj për çdo problem.

    Qirinjtë

    Lloji më i zakonshëm, i bërë nga parafina me bazë nafte, lëshon kimikate në ajër që mund të rrisin rrezikun për reaksione alergjike, probleme të frymëmarrjes si astma dhe madje edhe kancer. Përdorimi i rrallë mund të mos përbëjë ndonjë rrezik, por përdorimi i rregulltë mund të mos jetë një ide e mirë. Provoni të përdorni qirinj të bërë nga dylli i bletës ose soja dhe sigurohuni që sambienti juaj të ajroset mirë sa herë që digjni ndonjë gjë. /AgroWeb

    Lajmi Paraprak

    Si ndikojnë multivitaminat tek demenca

    Lajmi i rradhës

    Si ndikon mungesa e gjumit tek emocionet tuaja?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë