Shtatë gabime që po sëmurin zemrën tuaj

    Një regjim i shëndetshëm ushqimor dhe një aktivitet i rregullt fizik janë thelbësore për një shëndet të mirë të zemrës.

    Megjithatë, ky shëndet mund të minohet lehtë falë disa veprimeve në dukje të padëmshme që njeriu bën çdo ditë.

    Qëndrimi ulur gjithë ditën

    Njerëzit që qëndrojnë ulur për periudha të gjatë gjatë ditës janë 125 përqind më të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.

    Gjatë qëndrimit ulur, muskujt djegin më pak yndyrë, qarkullimi i gjakut ngadalësohet dhe acidet yndyrore e kanë më të lehtë të bllokojnë enët e gjakut.

    Stresi i vazhdueshëm

    Stresi i vazhdueshëm ka pasoja në shëndetin e zemrës.

    Aktiviteti fizik rekomandohet fort nga mjekët për të ulur nivelin e stresit.

    Sipas mjekëve, e qeshura, përkujdesja për veten, terapitë psikologjike dhe frymëmarrja e thellë janë disa prej gjërave që mund të bëni për të lehtësuar simptomat e stresit.

    Mirëmbajtja e dhëmbëve

    Larja dhe përkujdesja për dhëmbët është thelbësore për shëndetin e zemrës.

    Nëse ju nuk siguroheni që të pastroni dhëmbët nga çdo mbetje ushqimore e mundshme, do të prekeni më shumë nga problemet me zemrën.

    Bakteret që akumulohen në gojë përfundojnë në gjak dhe nxisin inflamacionin.

    Inflamacioni kronik është pikënisja e sëmundjeve kardiovaskulare, ishemisë dhe atakut në zemër.

    Alkoli i tepërt

    Burrat që pijnë më shumë se tre pije alkolike në ditë dhe femrat që pijnë të paktën 2 pije në ditë rrezikohen më shumë nga tensioni i gjakut, mbipesha dhe ishemia.

    Gratë që abuzojnë me alkolin janë më shumë të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës.

    Gjumi i pakët

    Një gjumë cilësor i jep zemrës mundësinë të pushojë dhe të marrë forca, duke qenë se ajo punon 24 orë në 7 ditët e javës.

    Mungesa e gjumit, çon në çlirimin e kortizolit, hormonit të stresit dhe shkakton probleme me zemrën.

    Njerëzit që flejnë më pak se 7 orë janë 48% më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

    Shqetësimi i tepërt

    Shqetësimi i tepërt ka të njëjtin efekt si stresi.

    Ai çliron hormonet e këqija që shkaktojnë kaos në organizëm dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

    Izolimi Social

    Izolimi social ka një ndikim të tmerrshëm tek njeriu.

    Njerëzit të cilët nuk janë pjesë e një rrethi shoqëror apo familjar janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Jan Kop: RMV duhet të jetë më e interesuar për përfundimin e negociatave sesa fillimin

    Lajmi i rradhës

    Lista me ushqimet që ndihmojnë në balancimin e hormoneve tek gratë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë