Si i përthith trupi protetinat, karbohidratet, yndyrnat dhe vitaminat?

    Që trupi juaj të rritet, ripërtëritet dhe lëvizë  ka nevojë  për lëndë ushqyese. Këto makromolekula treten dhe absorbohen në trup me ritme të ndryshme dhe në forma specifike, teksa udhëtojnë nëpër organet e sistemit tuaj tretës.

    Në këtë artikull, ju njoftoheni më tepër rreth mënyrës se si këto makromolekula përthithen nga organizmi juaj.

    Karbohidratet

    Karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë në trup dhe gjendet në formën e niseshtesë, sheqerit dhe të fibrave.

    Tretja fillon në gojën tuaj, ku procesi i përtypjes e ndan ushqimin në copa të vogla dhe enzimat në pështymë fillojnë tretjen.

    Kur gëlltiteni, karbohidratet pjesërisht të tretura udhëtojnë nëpër ezofag deri në stomak, ku treten sërisht.

    Nga atje, karbohidratet lëvizin në zorrën e hollë, ku enzimat e lëshuara nga pankreasi i ndajnë ato në forma të thjeshta për t’u futur më pas në sistemin e qarkullimit të gjakut.

    Ndërsa disa fibra, ato të patretshmet, kalojnë përmes sistemit tuaj tretës pa u tretur.

    Yndyrnat

    Shumica e lipideve që konsumoni janë yndyrna. Procesi i tretjes fillon që në në gojë, vazhdon në stomak dhe zhvillohet kryesisht në zorrën e hollë.

    Lëngjet biliare që prodhohen nga mëlçia juaj, ruhen dhe çlirohen në fshikëzën e tëmthit dhe i ndajnë yndyrnat në njësi më të vogla.

    Kjo lejon lipazën, një enzimë që tret yndyrën, të ndihmojë më tej në tretjen e ushqimit.

    Pas tretjes, këto grimca yndyre të copëtuara të quajtura acide yndyrore, lëvizin në mukozën e qelizave tuaja.

    Shumica kalojnë nëpër enët limfatike. Këto enë transportojnë yndyrën në venat e gjoksit tuaj, për tu ruajtur më pas në indin dhjamor në të gjithë trupin tuaj.

    Proteina

    Proteinat gjenden në mish, vezë, produkte qumështi, peshk, arra dhe fasule.

    Tretja e proteinave fillon në stomak me ndihmën e lëngjeve gastrike dhe trupi trupi i përdor ato për të ndërtuar dhe riparuar indet.

    Para se proteinat të futen në gjak ato duhet të treten dhe të kthehen në njësi më të vogla të quajtuar aminoacide.

    Përmes veprimit të një grupi enzimash të fuqishme në zorrë dhe pankreas, tretja kryet në zorrën e hollë.

    Nga atje, aminoacidet absorbohen në qarkullimin e gjakut dhe transportohen në të gjithë trupin tuaj.

    Vitamina

    Vitaminat janë një pjesë e rëndësishme e ushqimit dhe absorbohen përmes zorrës së hollë.

    Ato grupohen bazuar në mënyrën se si trupi juaj i thith ato.

    Për shembull vitamina C është e tretshme në ujë.  Kurse vitaminat A, D, E dhe K, treten në yndyrë për tu thithur dhe ruajtur për përdorim të mëvonshëm.

    Vitaminat e tretshme në ujë nuk ruhen lehtë dhe sasitë e tepërta sekretohen në urinën tuaj.

    Vitaminat e tretshme në yndyrë kërkojnë acide biliare për tu thithur. Ato ruhen në mëlçi dhe në indet yndyrore të trupit.

    Vitaminat nga ushqimet natyrale përthithen në mënyrë më efikase sesa vitaminat në suplemente./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Troftë me mazë të zier | Receta e traditës shqiptare

    Lajmi i rradhës

    ‘Gruaja shqiptare një inteligjente ku të drejtat e saj janë mohuar’

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë