Troftë me mazë të zier | Receta e traditës shqiptare

    Peshku është një nga gatimet më të preferuara e delikate të kuzhinës sot.

    E megjithëse kombinime të reja tij janë zgjeruar vitet e fundit, në të vërtetë shija e vërtetë autentike Shqiptare gjendet në recetat e gjysheve.

    E tillë është edhe trofta me mazë që do ju tregojmë në recetën e sotëme.

    Origjina e saj vjen nga Veriu i vendit prej shekujsh peshkohet trofta e lumit dhe përgatitet me ajkën e shijshme të qumështit.

    Ndiqni mëposht një mënyrë sa të veçantë aq edhe vjetër të përgatitjes së peshkut plot shije e traditë.

    Përbërësit

    2 trofta nga 400 gr
    3 thelpinj hudhër
    1 tufë majdanoz
    Vaj ulliri
    Kripë
    Piper i zi

    Për mazën e zier

    100 gr ajkë qumështi
    100 gr miell misri
    50 gr djathë i njomë

    Përgatitja

    Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete në mënyrë që të dalë sa më e shijshme sigurohuni që peshku juaj të jetë i freskët.

    Më pas vazhdoni me pastrimin e tij si zakonisht dhe lëreni të kullojë mirë për disa minuta.

    Më pas kriposeni brenda dhe jashtë duke i shtuar edhe piper, hudhra dhe majdanoz të grirë.

    Këtë proces bejeni brenda dhe jashtë peshqve tuaj në mënyrë që të marrin shije dhe aromë të njejtë.

    Vendoseni në një tavë të lyer me vaj ulliri duke spërkatur me të edhe troftat dhe futeni të piqet për 35-40 minuta në temperaturën 180 gradë.
    Ndërkohë vazhdoni me përgatitjen e mazës.
    Merrni ajkën e qumështit, hidheni në një enë bakri dhe lëreni në zjarr të ngadaltë.
    Më pas shtoni aty miellin e misrit dhe përzieni derisa të fillojë zierja.
    Në fund shtoni djathin e freskët.


    Zierja e përbërësve duhet të zgjasë rreth 45 minuta në mënyrë që të largohet era e miellit dhe të lëshojë yndyrën në sipërfaqe.
    Kur peshku të jetë pjekur nxirreni dhe hidhini sipër mazën e zier dhe shërbejeni menjëherë.

    Lajmi Paraprak

    Konsumoni mjaftueshëm fibra?

    Lajmi i rradhës

    Si i përthith trupi protetinat, karbohidratet, yndyrnat dhe vitaminat?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë