Si ta kuptoni nëse keni tepricë hekuri 

    Njerëzit që kanë nivele të larta të hekurit në organizëm janë më të rrezikuar nga disa goditje ishemike.

    Ky është rezultati i një studimi nga Imperial College London, të cilit i referohet AgroWeb.org.

    Shkencëtarët analizuan të dhënat shëndetësore të 48,000 njerëzve dhe zbuluan se sasitë e larta të hekurit kishin lidhje të fortë me rrezikun në rritje të hemoragjive cerebrale dhe goditjeve kardioembolike.

    Këto goditje ishemike zakonisht shkaktohen kur qarkullimi i gjakut nga zemra tek truri bllokohet duke vështirësuar edhe furnizimin me oksigjen.

    Këto bllokime kanë lidhje me disa probleme me zemrën, përfshirë rrahjet e çrregullta të saj.

    Deri përpara publikimit të këtij studimi, shkencëtarët besonin se nivelet e larta të hekurit luanin një rol mbrojtës kundër ishemisë.

    Ky zbulim ka nxjerrë në pah mënyrën se si hekuri rrit rrezikun e këtyre problemeve të rënda.

    Të dhënat e Organizatës Botërore Të Shëndetësisë tregojnë se 15 milionë njerëz në botë pësojnë një hemoragji cerebrale çdo vit.

    Statistikat tregojnë se 5 milionë prej tyre vdesin nga ky problem, dhe 5 milionë të tjerë pësojnë kufizim të aftësive fizike dhe mendore për gjithë jetën.

    Shenjat dalluese

    Shenjat dalluese të hekurit të tepërt mund t’ju ndihmojnë, por AgroWeb.org sugjeron se analiza e gjakut është ajo që ju jep përgjigjen e saktë.

    Gjithsesi, duhet të tregoni kujdes nëse vëreni shenjat e mëposhtme:

    Dhimbje barku

    Nivele të larta të sheqerit në gjak

    Hipotiroidizëm, pra ulje të funksionit të tiroides

    Errësim të ngjyrës së lëkurës

    Lodhje e tepërt

    Rënie peshe

    Çrregullim të ciklit te femrat

    Problemet e tjera shëndetësore që shkakton hekuri i tepërt

    Hekuri është një ushqyes thelbësor për organizmin.

    Ai është i domosdoshëm për shumë procese biologjike përfshirë edhe transportin e oksigjenit.

    Nëse njeriu ka një sasi të madhe hekuri në organizëm, atëherë ai do të përballet me një sërë problemesh.

    Këtu përfshihen:

    Lodhja kronike,

    Dhimbjet e kyçeve,

    Sëmundjet e mëlçisë,

    Rrahje të çrregullta të zemrës

    Hekuri i tepërt ruhet në organe, veçanërisht në mëlçi, zemër dhe pankreas.

    Ka raste që nivelet e larta të hekurit janë edhe të trashëgueshme, por ato janë të rralla.

    Teprica e hekurit vërehet kryesisht tek njerëzit që kanë një sistem tretës të predispozuar të përthithë më shumë hekur.

    Trupi nuk e ka të lehtë të eliminojë sasinë e tepërt të hekurt dhe mënyra më efikase është eliminimin i tij nëpërmjet gjakut./AgroWeb

    Lajmi Paraprak

    Qumësht apo lëng portokalli, cili të duhet në mëngjes

    Lajmi i rradhës

    Kurti rrëfen për kohën e kaluar në burg

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë