Si të kuptoni nëse keni gurë në veshka

    Gurët në veshka janë depozita mineralesh dhe kripërash që formohen në brendësi të veshkave.

    Prania e tyre mund të ndikojë çdo pjesë të traktit urinar.

    Gurët në veshka shkaktojnë një sërë simptomash siç janë: dhimbjet, vështirësia në urinim, të përziera e të vjella.

    Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni përgjigjet e katër pyetjeve të rëndësishme mbi gurët në veshka.

    Si mund të dalloni praninë e gurëve në veshka?

    Shenjat treguese të gurëve të mundshëm në veshka mund të përfshijnë:

    Ndjesia e djegies gjatë urinimit,

    Urinë me njolla gjaku,

    Dhimbje abdominale ose në pjesën e sipërme të mesit.

    AgroWeb.org ju rekomandon këshillimin me mjekun nëse vëreni këto shenja.

    A mund të përdoren medikamente kundër tyre?

    Kohët e fundit, industria farmaceutike ka prodhuar medikamente të reja, kryesisht për relaksimin e muskujve dhe eliminimin e dhimbjes.

    Këto medikamente mund të lehtësojnë dhimbjen dhe të ndihmojnë në largimin e veshkave në mënyrë natyrale.

    Mjeku mund t’ju këshillojë edhe medikamente që parandalojnë formimin e mëtejshëm të gurëve.

    A eshtë e nevojshme kirurgjia?

    Ndërhyrja kirurgjikale bëhet e nevojshme në rast se gurët kanë arritur një madhësi të caktuar. Mjeku e përcakton rrezikun.

    Mjekësia moderne ka avancuar ndjeshëm në këtë drejtim dhe shpesh ndërhyrjet e brendshme janë krejt minimale.

    Ka procedura siç është litotripsia që zgjast një orë dhe shkrijnë në tërësi prej së jashtmi të gjithë gurët e pranishëm.

    Më pas është ureteroskopia, një metodë me endoskop,  e cila thyen gurët me lazer kur ata kanë ngecur brenda fshikëzës urinare.

    Një nga metodat e përdorura është gjithashtu lithotripsia perkutane ultrasonike e cila ka të bëjë me një ndërhyrje minimale në pjesën e sipërme të mesit.

    Kjo procedurë bëhet teksa pacienti i është nënshtruar anestezisë së përgjithshme.

    A mund të parandalohet rishfaqja e gurëve

    Nëse jeni prekur nga gurët në veshka, gjasat janë të larta që në harkun kohor të 10 viteve, të vuani sërish nga i njëjti problem.

    Ekspertët thonë se njeriu duhet të identifikojë faktorët e rrezikut dhe t’i përmbahet një regjimi të shëndetshëm ushqimor. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë lëng frutash

    Lajmi i rradhës

    Blerjet në dyqane – Si të dalloni dhe të zgjidhni një salcë të mirë domatesh

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë