Si të pastroni veshkat nga kripa e tepërt

    Veshkat janë përgjegjëse për pastrimin e trupit nga toksinat dhe shëndeti i tyre është i rëndësishëm për mbarëvajtjen e të gjitha organeve.

    Ato duhen pastruar rregullisht nga toksinat dhe kripa e tepërt për të garantuar një shëndet të mirë.

    Në AgroWeb.org do të mësoni si të pastroni veshkat në vetëm 4 hapa jo të vështirë.

    Kujdes me kripën

    Ushqimet e kripura rrisin tensionin e gjakut dhe shkaktojnë një dëm të madh në veshka.

    Ekspertët këshillojnë kufizimin e përdorimit të kripës në ushqime dhe ngrënien e sa më shumë frutave dhe perimeve.

    Kujdes me ilaçet

    Shumë ilaçe shoqërohen me efekte anësore që manifestohen tek veshkat.

    Ekspertët këshillojnë përdorimin e kufizuar të medikamenteve që merren pa recetën e mjekut.

    Mos e teproni me përdorimin e barnave kundër dhimbjeve siç është ibuprofeni. Barna të tilla që konsumohen pa fre shkaktojnë një dëm të rëndë në veshka.

    Pini shumë ujë

    Dehidratimi, sidomos ai afatgjatë, pengon ndjeshëm funksionin e veshkave.

    Ekspertët këshillojnë që të pini ujë jo vetëm sa herë keni etje por minimalisht 8 gota ujë në ditë.

    Nivelet e rrezikshme të dehidratimit dallohen tek ngjyra e urinës e cila tregon se sa më e errët të jetë, aq më të dehidratuar jeni.

    Ushqimet më të mira për veshkat

    Ushqimet janë shumë të rëndësishme për shëndetin e veshkave.

    Ekspertët thonë se një regjim i shëndetshëm dhe i ekuilibruar është një aspekt i rëndësishëm i shëndetit të veshkave.

    Shalqini është një frut i rëndësishëm për shëndetin e veshkave.

    Ai është i pasur me ujë dhe ndihmon në eliminimin e toksinave nëpërmjet urinës.

    Frutat e pyllit në veçanti boronicat e kuqe janë të domosdoshme për pastrimin e veshkave nga toksinat.

    Farat e kungullit përmbajnë shumë antioksidantë të cilat përmirësojnë funksionin e veshkave.

    Ato duhen konsumuar rregullisht por jo në sasi të mëdha.

    E fundit por jo nga rëndësia, një regjim i shëndetshëm ushqimor është thelbësor për parandalimin e tensionit të lartë të gjakut dhe diabetit, dy sëmundje që nxisin përkeqësimin e veshkave. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Sa gjatë mund të rezistojë njeriu pa pirë ujë

    Lajmi i rradhës

    Francezët vendosin gjoba për pacientët, kush nuk shkon në kontrollin e planifikuar mjekësor do të gjobitet me pesë euro

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë