Si t’i dalloni menjëherë dhimbjet e apandesitit dhe shenjat që jep trupi

    Apandesiti është një sëmundje që shkaktohet nga bllokimi dhe inflamacioni i apendiksit.

    Ky inflamacion shkakton vështirësi në rrjedhën e gjakut.

    Rritja e presionit shkakton një reagim inflamator që ndikon të gjithë shëndetin.

    Funksionet e sakta të këtij organi të vogël janë të panjohura.

    Megjithatë nëse apandesiti nuk trajtohet në kohë, mund të jetë vdekjeprurës.

    Organi mund të shpërthejë duke e shpërndarë infeksionin në pjesë të tjera të sistemit tretës.

    Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme, që të njihni simptomat dhe të kërkoni ndihmë të menjëhershme për të shmangur komplikime të mëtejshme.

    Më poshtë do të gjeni 7 simptoma të cilat nuk duhet t’i injoroni.

    Dhimbje e fortë barku

    Shfaqja e kësaj dhimbje të fortë është një nga shenjat e para të apandesitit.

    Kjo simptomë përshkallëzohet gradualisht dhe vjen si pasojë e inflamacionit dhe presionit në këtë organ.

    Dhimbja vërehet në pjesën e poshtme të barkut, ndërkohë që intensiteti është në rritje.

    Në disa raste, dhimbja ndihet pranë kërthizës ose në pjesën e poshtme të shpinës.

    Simptoma përkeqësohet gjatë tështimës, lëvizjes së këmbëve ose stomakut.

    Të vjella dhe të përziera

    Pasi dhimbjes, nevoja e papritur për të vjelle, ose të përzierat janë një shenjë paralajmëruese e inflamacionit të apendiksit.

    Ndjesia e plogështisë shoqërohet gjithnjë nga të vjellat dhe ndodh në 90 përqind të rasteve.

    Nëse të vjellat përsëriten, atëherë duhet të shkoni tek mjeku.

    Konstipacioni ose diarea

    Pacientët e prekur nga apandesiti kanë vështirësi në tretje dhe në jashtëqitje.

    Disa të tjerë preken nga diarea.

    Këto simptoma mund të shkaktohen edhe nga sëmundje të tjera, por janë edhe shenjë e inflamacionit të këtij organi.

    Fryrje abdominale

    Fryrja abdominale, pra e barkut, është ndjesia e parehatshme e të qenit të ngopur e të fryrë.

    Kjo ndjesi shkaktohet nga vështirësitë në tretje dhe është e zakonshme në rastet e apandesitit.

    Bëhet fjalë për një reagim inflamator të indeve dhe akumulimit të gazrave.

    Temperatura dhe ethet

    Në rastin e apandesitit mund të përballeni me temperaturë, ethe dhe të dridhura.

    Nëse temperatura rritet, është thelbësore të shkoni tek mjeku.

    Humbja e oreksit

    Inflamacioni i këtij organi ndërhyn tek tretja dhe pengon prodhimin e hormonit të urisë.

    Mungesa e oreksit shkakton mungesë ushqyesish në organizëm dhe duhet trajtuar menjëherë.

    Megjithatë, kjo simptomë duhet vlerësuar dhe analizuar në kombinim me simptoma të tjera.

    Dhimbja e mprehtë

    Kjo dhimbje është tipike e apandesitit dhe ndodh gjatë kontrollit të mjekut.

    Ajo dhimbje del në pah në momentin që mjeku prek pjesën e poshtme të barkut.

    Dhimbja është e mprehtë dhe e thellë me intensitet të lartë. Kur zona e infektuar preket, dhimbja ndihet më shumë dhe sëmundja identifikohet më lehtë.

    Konsultohuni me një mjek në momentin e parë që dyshoni se vuani nga apandesiti dhe kërkoni trajtimin e duhur e të menjëhershëm./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Sëmundja e Hashimotos – Si ndihmon mënyra e të ushqyerit dhe stili i jetesës

    Lajmi i rradhës

    A po përdorni më shumë detergjent rrobash nga çfarë duhet?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë