Sinjalet e para që jep trupi nëse prekeni nga artriti reumatoid

    Vështirësi në aktivitetet e zakonshme si veshja e rrobave, ecja apo ngrënia e vakteve mund të shihen që një apo dy vite para se personat të diagnostifikohen me artrit reumatoid.

    Kjo vinte si pasojë e një numri të madh faktorësh, ku përfshihen dhimbja mendore dhe fizike, përdorimi i medikamenteve siç është glukokortioidët apo antidepresantët.

    Për studimin ku bazohet AgroWeb.org, kërkuesit vëzhguan pacientë të prekur nga kjo sëmundje dhe persona që nuk kishin shenja të saj.

    Në gati dyfishin e rasteve personat e prekur me këtë sëmundje kishin probleme kryesisht me lëvizjen. Rreth 15% e të prekurve nga kjo sëmundje tregonin humbje të funksioneve të aparatit lëvizës.

    Diçka e tillë tregoi se një nga shenjat e para që duhet të ruani është pikërisht funksioni i gjymturëve. Kapja në kohën e duhur të një sëmundje është gjithmonë shumë e rëndësishme.

    Sidomos në rastin e artritit rheumatoid, nëse diagnostikohet në fazat e para të përhapjes së saj, mjekët dhe specialistët mund të parandalojnë prekjen e organeve të tejra.

    Kjo sëmundje po përhapet gjërësisht dhe ndikon direkt tek cilësia e jetës.

    Simptoma si enjtja e kyçeve, plogështi, humbje e oreksit apo dhe lodhje e papritur janë ato që duhet të tregoni kujdes.

    Metoda natyrale për artritin dhe reumatizmën

    Ekspertët i kanë përqendruar përpjekjet e tyre në zbulimin e lidhjes së ushqimeve dhe erëzave me zbutjen e dhimbjeve të shkaktuara nga reumatizma dhe artriti.

    Sipas tyre, frutat, perimet dhe drithërat janë natyralisht të aftë të luftojnë inflamacionin dhe të mirëmbajnë peshën e trupit.

    Mbipesha është problematike për kyçet, sipas informacioneve të AgroWeb.org.

    Për çdo 500 gramë të humbur, pesha e gjurit lehtësohet si të kishit humbur 2 kilogramë.

    Ushqimet që lehtësojnë dhimbjet e artritit

    Ndonëse nuk ka një ushqim specifik që mund të përshkruhet si magjik kundër dhimbjeve, një regjim i shëndetshëm ushqimor bën ndryshim në organizëm.

    Brokoli dhe Lakrat

    Këto perime janë të dobishme në ngadalësimin e progresit të sëmundjes.

    Ato janë të pasura në ushqyes, vitamina dhe minerale që u bëjnë mirë kyçeve dhe zbusin dhimbjen.

    Peshqit

    Salmoni, peshku ton, trofta dhe skumbria janë të pasura me acide yndyrore omega-3 që luftojnë inflamacionin.

    Peshqit duhen ngrënë dy tre herë në javë.

    Në të kundërt, duhet të merrni suplementë të omega-3.

    Hudhra

    Hudhra, qepët dhe preshi përmbajnë përbërës që luftojnë një sërë sëmundjesh, përfshirë artritin.

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, këto përbërës, kufizojnë ndjeshëm aktivitetin e enzimave që dëmtojnë kyçet./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Nëse nuk ha mëngjes, a shton në peshë?!

    Lajmi i rradhës

    Para 100 vjetësh | Grushtshteti i dështuar i Hitlerit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë