A do e rikthejë Barcelona Messin pas përfundimit të kontratës me PSG?!

    Lionel Messi është një emër që do të diskutohet shumë gjatë 12 muajve të ardhshëm. Përveç kalimit të këtij sezoni me Paris Saint-Germain, ai gjithashtu do të udhëheqë Argjentinën në Kupën e Botës në Katar. Për më tepër, kontrata e tij gjithashtu do të përfundojë verën e ardhshme.

    Sipas Diario Sport, përfundimi i kontratës me PSG-në do ta tërheq vëmendjen e Barcelonës, e cila thuhet se dëshiron të bëjë një lëvizje për të rikthyer lojtarin veteran në Camp Nou, dy vjet pasi ai u detyrua t’i jepte klubit një lamtumirë mes lotësh.

    Por, pavarësisht vendosmërisë së tyre për të rikthyer Messin për një lamtumirë më të përshtatshme, kuptohet se argjentinasi është i fokusuar te Katari.

    E ardhmja e tij në klub është dytësore për të në këtë pikë të karrierës së tij.

    35-vjeçari ka një shans real për të imituar të ndjerin, legjendën Diego Maradona dhe më në fund të ngrit Kupën e Botës në Lindjen e Mesme më vonë këtë vit dhe kjo mund të jetë mundësia e tij e fundit.

    Vetëm pas kësaj ai do të marrë një vendim se ku do të luajë futboll apo në cilin klub gjatë sezonit 2023/24.

    Lajmi Paraprak

    Negotinë, janë bërë mbi 50 kërkesa për vlerësimin e dëmeve pas motit të ligë

    Lajmi i rradhës

    KRIZA ENERGJETIKE | Von der Leyen bën thirrje për kursim të rrymës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë