A do të jetë ky botëror i fundit për Ronaldon?

    Cristiano Ronaldo nuk ka treguar nëse Kampionati i ardhshëm Botëror do të jetë i fundit për të, në rast se Portugalia arrin ta mposhtë Maqedoninë e Veriut të martën.

    Superylli i Manchester Unitedit ka thënë se do të vazhdojë të luajë futboll derisa të mendojë se është formë të mirë.

    “Unë jam njeriu në krye (të karrierës time), me autoritet të plotë. Shumë njerëz e bëjnë këtë pyetje. Unë jam ai që do të vendosë për të ardhmen time”.

    “Nëse mendoj se dua të luaj më shumë, do të luaj, ndërsa nëse nuk mendoj se duhet të luaj, nuk do të luaj më”, ka thënë CR7 në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme (e martë) që zhvillohet në Porto.

    Kapiteni i ka falënderuar tifozët e Portugalisë për mbështetjen që i dhanë skuadrës në fitoren prej 3-1 kundër Turqisë të enjten e kaluar dhe u kërkuar të brohorasin njësoj edhe kundër Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Gjumi bëhet më i vështirë kur plakeni

    Lajmi i rradhës

    Kush janë anëtarët e ekipit të Zelenskyt?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë