A po largohet Ronaldo nga Manchester United?!

    Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Manchester United për turneun e planifikuar të klubit në Tajlandë dhe Australi që fillon të premten.

    Pak ditë më parë u raportua se portugezi kishte shprehur dëshirën për t’u larguar nga klubi, pavarësisht se kishte një kontratë të nënshkruar deri në vitin 2023 me Djajtë e Kuq.

    Ronaldo gjithashtu mungoi në rikthimin e skuadrës së parë në stërvitje të hënën, duke përmendur çështjet familjare si arsyen dhe nuk ishte në gjendje të kthehej në Manchester.

    Tani, sipas Manchester Evening, Ronaldo nuk do të jetë i pranishëm në asnjë ndeshje të turneut parasezonal.

    “Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e Manchester United në turneun e planifikuar para-sezonal në Tajlandë dhe Australi të premten. Atij i është dhënë kohë shtesë për t’u marrë me një çështje familjare”.

    “Cristiano mbetet nën kontratë me Manchester United edhe për një sezon dhe ai nuk është në shitje”, ka thënë një zëdhënës i Man United për Manchester Evening.

    United përballet me Liverpoolin në Tajlandë, përpara se të fluturojë në Melburn për ndeshjet kundër Melbourne Victory dhe Crystal Palace. Në Perth do të luajë ndaj Aston Villas.

    Pas kësaj, Atletico Madrid dhe Man United takohen në Oslo, përpara ndeshjes së parë të Erik Ten Hag në Old Trafford kundër Rayo Vallecanos.

    Lajmi Paraprak

    Mircea Geoana: Ballkani Perëndimor nuk përballet me asnjë kërcënim të afërt

    Lajmi i rradhës

    Një e ardhme alternative për Europën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë