Alemany për Lewandowskin te Barcelona: Janë spekulime

    Meqë Erling Haaland po bëhet një transferim më i vështirë për t’u përfunduar, Barcelona nuk po e përjashton veten nga një lëvizje për Robert Lewandowski, megjithëse drejtori sportiv i klubit, Mateu Alemany ka hedhur poshtë spekulimet se Blaugranët kanë një marrëveshje me sulmuesin polak.

    Bayern Munich ka përsëritur qëndrimin e tyre se Lewandowski nuk do të shitet në afatin kalimtar të verës, pavarësisht faktit se ish-ylli i Borussia Dortmundit deri më tani ka refuzuar të bie dakord për një zgjatje të kontratës.

    Emri i polakut është lidhur me një transferim në Camp Nou gjatë verës, por si duket nuk ka marrëveshje, pasi kjo gjë është mohuar nga drejtori sportiv i Barcelonës, Alemany.

    “Ne nuk kemi ndonjë marrëveshje me sulmuesin, ky është spekulim nga shtypi që është shumë i mirë për të mbushur faqet”, ka thënë fillimisht Alemany.

    “Nuk është e vërtetë. Nëse do ta dëshironim atë, gjëja e parë që do të bënim do të ishte të flisnim me klubin e tij”, përfundoi drejtori sportiv i Barcelonës.

    Ndryshe, Barcelona u eliminua gjatë të enjtes nga Eintracht Frankfurt nga Liga e Evropës dhe nevoja për të shtuar sulmues të ri është evidente.

    Lajmi Paraprak

    Rosacea, sëmundja e lëkurës

    Lajmi i rradhës

    Rama: Do të punojmë me Azerbajxhanin për gazifikimin e Shqipërisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë