Ancelotti tregon se cili do të jetë ‘çelësi i suksesit këtë sezon’ për Real Madridin

    Carlo Ancelotti ka folur në konferencë për shtyp përpara ndeshjes së Real Madridit në Ligën e Kampionëve me RB Salzburg.

    Real Madridi ka hasur në vështirësi në këtë sezon, edhe përkundër rezultateve deri diku të mira që e mbajnë në garë për secilin trofe.

    Megjithatë, Ancelotti ka treguar se cili do të jetë çelësi i suksesit të Real Madridit këtë sezon.

    “Duhet të ndahemi. Në sulm po luajmë shumë mirë për sa i përket golave ​​dhe lojës”, ka thënë fillimisht Ancelotti kur u pyet për nivelin në të cilin po luan skuadra.

    “Në mbrojtje duhet të përmirësohemi shumë. Ky do të jetë çelësi i suksesit këtë sezon”.

    “Nëse mund të përmirësohemi në mbrojtje, do të luftojmë deri në fund në të gjitha garat”, përfundoi trajneri i Real Madridit. 

    Lajmi Paraprak

    Pesë gjëra që duhet të bëni për stabilitetin e sheqerit në gjak

    Lajmi i rradhës

    “Kosova dhe Metohija” mbetet në faqen e ministrisë — Stoilkoviq nuk e mbajti premtimin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë