Arabia Saudite, miliarda euro në vitet e ardhshme për të tërhequr emrat më të mëdhenj të futbollit

    Kalimi i Cristiano Ronaldos në futbollin saudit duket se ka qenë një pikë kthese për Superligën Profesionale të futbollit në Arabinë Saudite.

    Superylli portugez i habiti të gjithë kur pas ndërprerjes së kontratës me Manchester Unitedin vendosi që të transferohej në një ligë që ishte shumë e ulët për nivelin e tij.

    Porse nga marrëveshja me Al Nassr, 38-vjeçari përfiton mbi 200 milionë euro në sezon dhe siç po shkojnë gjërat duket se gjithçka ka qenë e planifikuar.

    Deklarata e Ronaldos se Superliga saudite do të jetë një nga kampionatet më të forta në botë, fillimisht u mor me rezerva. Mirëpo, duket se eprorët sauditë kanë një plan për realizimin e saj.

    Duke iu referuar një publikimi në El MundoFootball Tweet raporton se në dy vitet e ardhshme Arabia Saudite planifikon të investojë deri në 20 miliardë euro për të tërhequr interesimin e futbollistëve më të njohur që të kalojnë në elitën e futbollit të tyre.

    Ronaldon veçmë e ndoqi Karim Benzema, i cili nënshkroi për Al Ittihad, ndërsa po qarkullojnë shumë emra tjerë të njohur që pritet të transferohen në Superligën saudite të futbollit.

    Lajmi Paraprak

    Kur ia vlen ta ndërrosh vendin e punës

    Lajmi i rradhës

    Ikin të rinjtë, më shumë të moshuar | Vetëm Tiranës i shtohet popullsia, arrin në 925 mijë banorë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë