Arbin Zejnullai nga Tetova – ylli që pritet të shkëlqejë në finalen Egnatia-Partizani

    I riu nga Tetova, Arbin Zejnullai, sot në ora 19:00 luan në finalen e madhe të superkupës së Shqipërisë, ku do të ndeshen Egnatia dhe Partizani. Arbin Zejnullai ka filluar karrierën në Shkendinë e Tetovës, ku ka pasur shumë suksese, në fillim ne gjeneratat e reja e më pas edhe në formacionin e parë të Shkëndisë, përcjell Nistori.

    Më pas, Zejnullai ka kaluar në klubin kroat Lokomotiva për një periudhë të shkurtër që më vonë të kthehet prap në Maqedoni të Veriut tek klubi Rabotniçki. Në këtë klub, Zejnullai ka pasur shumë paraqitje në formacionin e parë, duke shënuar edhe gola.

    Karrierën e tij, pas Rabotniçkit, Zejnullai e ka vazhduar në ekipin shqiptar Egnatia, në Shqipëri. Zejnullahu aktualisht luan në pozitën e mesfushorit dhe shquhet për talentin e tij.
    Sonte, ai do të luaj në superkupën e Shqipërisë kundër ekipit të Partizanit.
    Zejnullai ka luajtur për grupmoshat e reja të kombëtares së Shqipërisë në disa lojëra të rëndësishme, dhe aktualisht pritet që të bëhet pjesë e ekipit të parë të kombëtares.

    Lajmi Paraprak

    Migracioni si monedhë shkëmbimi politik

    Lajmi i rradhës

    Gjykata Kushtetuese “kundër” grafës etnike nëpër certifikata

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë