Armend Alimi dhe KF Shkëndija ndërpresin bashkëpunimin, klubi nga Tetova e falënderon për gjithçka

    KF Shkëndija dhe Armend Alimi kanë arritur marrëveshje të dyanshme që të ndërpritet bashkëpunimi.

    KF Shkëndija shpreh publikisht mirënjohjen për Armendin për angazhimin dhe përkushtimin e tij në fanellën kuqezi, dhe i dëshirojmë shumë fat dhe suksese në të ardhmen. Dyert e klubit tonë për Armendin do të jenë gjithmonë të hapura për bashkëpunime të ndryshme në të ardhmen.

    Rikujtojmë që Armendi skuadrës sonë iu bashkëngjit në vitin 2014 dhe ky ishte sezoni i tetë garues i tij në fanellën kuqezi. Me fanellën e tij me numrin 5, ishte lojtari më i rregullt në mesfushën e Shkëndijës. Armendi për klubin tonë shënoi gjithsej 45 gola dhe qindra asistime, ndërsa më shumë shkëlqeu pikërisht në ndeshjet më të vështira, ato të garave europiane.

    Në fanellën e Shkëndijës Armendi fitoi gjithsej 5 trofe, tre herë titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa dy herë trofeun e Kupës.

    Faleminderit për gjithçka që ke bërë për klubin tonë, Armend. Të dëshirojmë shumë fat dhe suksese në të ardhmen!

    Lajmi Paraprak

    Fëmija “spirancë”, kur fëmijët ngecin nga frikat e prindërve të tyre

    Lajmi i rradhës

    LIBERALIZIM MË I MADH TREGTAR PËR AFTËSI MË TË MËDHA KONKURRUESE DHE PËR INVESTIME TË REJA

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë