Arsenali nuk ka plane ta shesë mbrojtësin Gabriel Magalhaes te Barcelona

    Gjigantët e La Ligës janë të etur për të nënshkruar me një qendërmbrojtës me këmbë të majtë këtë verë.

    Ylli i Topçinjve, Gabriel thuhet se kryeson listën e tyre të objektivave.

    Gabriel është rritur jashtëzakonisht shumë këtë sezon, duke krijuar një partneritet të mrekullueshëm me anglezin Ben White.

    Megjithatë, sipas football.london, Topçinjtë nuk janë gati të humbasin Gabrielin dhe në vend të kësaj mund ta shpërblejnë 24-vjeçarin me një kontratë të re.

    Mikel Arteta e sheh Gabrielin si një komponent jetik të asaj që ai po përpiqet të ndërtojë në Emirates.

    Me Alexandre Lacazette që do të largohet këtë verë, shumë njerëz në klub e shohin Gabrielin si një pretendent të vërtetë për të mbajtur shiritin e kapitenit sezonin e ardhshëm. 

    Lajmi Paraprak

    Guardiola vendos rekord të ri në Ligën e Kampionëve

    Lajmi i rradhës

    Basha: Berisha ka rinisur sulmet ndaj meje dhe Alibeajt, drejtësia ta lexojë mirë raportin e DASh

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë