Basha: Berisha ka rinisur sulmet ndaj meje dhe Alibeajt, drejtësia ta lexojë mirë raportin e DASh

    Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar Sali Berishën se për interesa e tij personale po mban peng aksionin opozitar. Në një dalje për mediat nga jashtë Kuvendit, Basha tha se Berisha ka rinisur sulmet ndaj tij dhe Alibeajt. Në raport me Amerikën, Basha u shpreh se Berisha po mban standard te dyfishte.

    “Ky standard i dyfishtë na dëmton. Ne nuk mund të themi se Tom Doshi, Dako e Rakipi duhet të jenë jashtë parlamentit, dhe nga ana tjetër kur veprime të ngjashme ndodhin brenda familjes tonë politike të mbajmë një standard të dyfishtë. Kjo e kthen në një rraskapitje të brendshme politik.

    Berisha ka rinisur sulmet kundërt meje, kundër Alibeajt. E vetmja gjë që duhet të bëjë është të hedhë një hap pas dhe të çlirojë PD.

    Në funksion të kësaj kam hedhur hapin time. Njerëzit duhet ta dinë që një qeveri e përgjegjshme vetëm

    Unë nuk jam këtu për fatin tim personal. Kjo që po them ka me një situatë të rëndë politik dhe ka një përgjegjës politike”, tha Basha.

    Duke komentuar raportin e DASH, Basha tha: Drejtësia ta lexojë mirë këtë raport dhe të ecë në rrugën e ligjit dhe të refuzojë çdo presion politike. Duhet ta kuptojnë që në këtë momente kritike është detyra e tyre të veprojnë dhe ti japin fund pandëshkueshmerisë dhe të shkojnë tek koka dhe jo bishti.

    Lajmi Paraprak

    Arsenali nuk ka plane ta shesë mbrojtësin Gabriel Magalhaes te Barcelona

    Lajmi i rradhës

    Tragjedia e pasme e Eskilit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë