Arsyeja e mungesës së Ronaldos në ndeshjen e fundit sezonale dhe sqarimi i Paraticit

    Cristiano Ronaldo nuk ishte i lënduar, megjithatë nuk u përfshi në ndeshjen finale të sezonit 2020/2021 në Serie A kundër Bolognas.

    Andrea Pirlo vendosi ta lë në bankën rezervë superyllin portugez për shkak të zgjedhjes teknike të formacionit – ndërsa në sulm luajti me Alvaro Morata dhe Paulo Dybala.

    Siç transmeton Sky Sport Italia, 36-vjeçari ishte i lodhur, prandaj trajneri vendosi ta lë në bankë pas stërvitjeve të Continassa.

    (Foto: Screenshot/Twitter/Yash)

    Në sqarimin e tij, drejtori Fabio Paratici deklaroi se Pirlo dhe Cristiano e kishin marrë bashkë vendimin: “Ronaldo është mirë, kemi zhvilluar pesë ndeshje brenda 15 ditësh, ndërsa sfida e të mërkurës kërkonte shumë angazhim”.

    “Së bashku me trajnerin, ata e morën vendimin, nëse ka nevojë, a mund të inkuadrohet në fushë në gjysmën e dytë, ai është në dispozicion”, kishte deklaruar drejtori i Juves për DAZN.

    Juventusi fitoi me rezultat 4-1 dhe siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve, duke qenë se në ndeshjen tjetër, Napoli barazoi ndaj Hellas Veronas.

    (Foto:’ Twitter/JuventusFC)

    Ronaldo kishte qëndruar vetëm një herë në bankën rezervë gjatë gjithë sezonit (në fillim të muajit nëntor kur ishte kthyer nga infeksioni me coronavirus). Ai u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Spezias dhe shënoi dy gola në fitoren prej 4-1.

    CR7 është zëvendësuar vetëm dy herë në edicionin që përfundoi – në të dy rastet ndaj Interit – në gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe në sfidën e javës së kaluar në Allianz Stadium. 

    Lajmi Paraprak

    Iotova: Rruga e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore është në BE dhe Bullgaria duhet të jetë një lobist për Ballkanin Perëndimor

    Lajmi i rradhës

    The Economist për krimin e organizuar: Lulëzon pastrimi i parave në Ballkan

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë