Barcelona arrin marrëveshje me Torresin

    Skuadra e Barcelonës ka arritur marrëveshje të plotë me sulmuesin e krahut të Man. Sitit, Ferran Torres. Spanjolli ka gjetur gjuhën e përbashkët me skuadrën katalunase për kontratë afatgjatë.

    Lajmin e ka lansuar gazetari i “Sport1”, Patrik Berger, i cili sipas burimeve brenda klubit katalonas ka kuptuar se Torres dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje, derisa futbollisti tashmë ka kërkuar largimin nga Man. Siti.

    Trajneri Pep Guardiola ka dhënë dritën e gjelbër që ta lejojë shitjen e Torres, derisa ka mbetur vetëm pajtimi mes dy skuadrave, që vazhdojnë negociatat, me skuadrën angleze që e vlerëson spanjollin në 70 milionë euro.

    Lajmi Paraprak

    Koha e kaluar para ekranit e zhvillon apo e pengon të folurën e fëmijës?

    Lajmi i rradhës

    Macron: Irani të jetë konstruktiv në bisedimet për marrëveshjen bërthamore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë