Barcelona do të humbasë mbi 21 milionë euro nëse eliminohet nga grupet e Ligës së Kampionëve

    Barcelona mund të vuajë financiarisht nëse nuk arrin të kalojë në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, pasi eliminimi do të thoshte humbje të të ardhurave.

    Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, klubi nga Camp Nou do të humbasë 18.4 milionë funte apo 21.1 milionë euro nëse nuk arrin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

    Barcelona shpenzoi 132 milionë funte më shumë se 150 milionë euro në afatin kalimtar të verës në një përpjekje për të rindërtuar skuadrën.

    Por, që ata të paguajnë shpenzimet, kanë buxhetuar që skuadra të paktën të arrijë në tetëshen e fundit të garës elitare evropiane për klube.

    Besohet se nëse arrin në fazën e eliminimit direkt, Barcelona do të ketë rreth 9.6 milionë euro, me 10.65 milionë euro të tjera nëse arrijnë në çerekfinale.

    Një kualifikim në gjysmëfinale do t’i shtojë 12.6 milionë euro parave të çmimit dhe 15.6 ose 20 milionë euro të tjera nëse fitojnë garën ose përfundojnë si nënkampione.

    Megjithatë, kualifikimi në raundin tjetër tani është jashtë duarve të Barcelonës pasi nuk mundën Interin në Camp Nou të mërkurën mbrëma.

    Skuadra e Xavit barazoi me rezultat 3-3 dhe tani duhet të shpresoj që Interi të mos e fitojë asnjërën nga ndeshjet e mbetura me Viktoria Plzenin dhe Bayern Munichun, ndërsa vet të fitojë takimet.

    Lajmi Paraprak

    Lajçak: Të mos shpërdoret mundësia për arritjen e normalizimit

    Lajmi i rradhës

    Gjermani, pandemia ka nxitur digjitalizimin në turizëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë