Barcelona e gjen zëvendësuesin e Lewandowskit, por ku qëndron problemi?!

    Viktor Gyokeres vazhdon shkëlqimin me Sportingun e Lisbonës duke shënuar e asistuar thuajse në çdo ndeshje.

    Sulmuesi suedez ka bërë sërish një start perfekt në kampionat duke shënuar tetë gola dhe duke asistuar në tre të tjerë në gjashtë ndeshjet e para.

    26-vjeçari është një objektiv madhor i Barcelonës, pasi gjiganti katalunas e sheh atë si pasardhësin e Robert Lewandowskit në ‘Camp Nou’.

    Megjithatë problemi kryesor qëndron se lojtari ka një klauzolë të lartë largimi nga Sportingi i Lisbonës.

    Gyokers ka një klauzolë largimi prej 100 milionë eurove nga Sportingi, shumë që për Barcelonën është e papërballueshme.

    Interesim për lojtarin ka shprehur edhe Arsenali dhe Chelsea, megjithatë asnjëra nga skuadrat angleze nuk ishte në gjendje të ofronte këtë shumë në verë.

    Katalunasit po e monitorojnë situatën e lojtarit dhe Gyokers i prinë listës së dëshirave të Barcelonës, pasi suedezi shihet si zëvendësuesi adekuat i Robert Lewandowskit.

    Lajmi Paraprak

    Shifra astronomike të vazhdimit të pagave në rast sëmundjeje

    Lajmi i rradhës

    Dyshime rreth koncesionit për ndriçimin rrugor në Strugë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë