TI DUHET TË FITOSH PËRHERË SHQIPËRI! (FOTO)

    Kombëtarja e Shqipërisë kundër Çekisë, 12.10.2023 / Fotografia: Lirim Shala

    Janë të papërshkrueshme emocionet e tregolëshit që çon Kombëtaren Shqiptare një hap larg kualifikimit në europianin e vitit 2024 që do të mbahet në Gjermani. Çekët u thyen që në pjesën e parë, shkruan Nistori.

    Me golin e Jasir Asanit u la të kuptohej se kundërshtari do të dalë i mundur. Me dygolëshin e Taulat Seferit, u vulos fitorja – mbase më e rëndësishme – e këtij cikli të kualifikimeve për Euro 2024. Anulimi i golit të Arbnor Mujës nuk zbehi gëzimin, harenë, këngën.

    E me të vërtet “morëm fjalën” bashkë me Shkurte Fejzën, vargjet që tashmë i këndon i madh e i vogël. Po si dukej Tirana? Si mos më mirë, me djem e vasha me qeleshe e veshur kuq-e-zi, të ardhur nga të gjitha trojet që të bëhemi një, tok. Dhe, vetëm kur jemi tok, ia dalim.

    Po Kombëtarja si dukej? Siç do ta shihni në fotot e mëposhtme të shkrepura nga fotoreporteri i Nistorit, Lirim Shala. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shefi i OKB-së: Edhe luftërat kanë rregulla

    Lajmi i rradhës

    Ushqimi më i mirë i vjeshtës për të humbur peshë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë