Barcelona gati të “rrëmbejë” sulmuesin e Salzburgut

    Barcelona, një kohë të gjatë është duke punuar për të transferuar talentin e Salzburgut, Karim Adejemi. Gjermani është synim që Barcelona e ka kontrolluar që nga viti 2019, kur Patrik Klajvert ishte në krye te skuadrës të së rinjve dhe raportoi në mënyrë të duhur për atë kohë 17-vjeçarin. Në vitin 2019, Barcelona mendoi ta transferonte, por kërkesa prej 8 milionë euro e Salzburgut, bëri që të mos realizohet transferimi.

    Barcelona konsideron se gjermani mund të largohet në verë për 30 milionë euro dhe disa bonuse shtesë, por nuk ka gjasa për janar, ngase klubit spanjoll i duhet të fitojë paratë që shpenzuan në rinovimin e Pedrit dhe Fatit, shkarkimit të Kumanit dhe ardhjes së Çavit.

    Kështu, Barcelona beson se në verë do jenë shumë më të balancuar ekonomikisht dhe munden ta paguajnë lehtësisht arritjen e Adejemit.

    U raportua se Barcelona ofroi 40 milionë euro për të marrë shërbimet e sulmuesit për në verë, pesë më shumë sesa ofroi Borussia Dortmund, derisa Adejemit do t’i ofrohet kontratë pesëvjeçare.

    Lajmi Paraprak

    Kaq herë është ndryshuar kushtetuta e RMV-së që nga viti 1991

    Lajmi i rradhës

    Gazetarët nga Afganistani do të qëndrojnë në RMV për një kohë të pacaktuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë