Barcelona ka ndarë mendjen për dy lojtarët kyç që do të largohen nga klubi gjatë verës

    Për shkak të problemve të vazhdueshme ekonomike që duket se nuk do të mbarojnë në një të ardhme të afërt, Barcelona me shumë mundësi do të detyrohet të bëjë disa shitje të mëdha në verë.

    Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, do të ketë një përgjegjësi të madhe në duart e tij, pasi do të duhet të vendosë se kush nga lojtarët do të lejohet të largohet, dhe pas kësaj, të orkestrojë shitjen e tyre.

    Sipas asaj që raporton Sport, dy kandidatët kryesorë për largim nga Barcelona gjatë verës janë Raphinha dhe Jules Kounde.

    Braziliani në fakt ka tërhequr mjaft interesim nga klubet arabe, ndërsa ofertat për të nuk mungojnë as nga Liga Premier.

    Blaugranasit gjithashtu kanë një bollëk të lojtarëve në qendër të mbrojtjes, ndërsa Eric Garcia dhe Chadi Riad pritet t’i shtohen opsioneve të ekipit, krahas Ronald Araujos, Andreas Christensen, Inigo Martinez dhe Pau Cubarsi.

    Për këtë arsye, Kounde po shihet si kandidat për shitje, pasi nuk po llogaritet si një pjesë shumë e rëndësishme e ekipit, por që klubi do kërkonte një shifër të madhe për largimin e tij.

    Më herët ishte raportuar se lojtarët e mundshëm për largim nga kampi blaugranas janë Frenkie De Jong dhe Ronald Araujo, por siç duket drejtuesit e klubit tashmë kanë ndarë mendjen se kush do të jenë ‘të sakrifikuarit’

    Lajmi Paraprak

    Kosovë, qindra ankesa të pacientëve për mjekët

    Lajmi i rradhës

    Konsiderohej i vrarë në luftë, Komandant “Raketa” tregon si u kthye i gjallë në të pamen e tij

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë