Barcelona në panikë, largohet sponsori kryesor

    Kriza e madhe financiare ka sjell shumë probleme për drejtuesit e skuadrës së Barcelonsë, të cilët mbeten edhe pa mundësinë e vazhdimit të kontratës me Lionel Mesin dhe kjo situatë tani po përshkallëzohet edhe më shumë.

    Informatat e fundit thonë se kompania për tregtinë përmes internetit “Rakuten”, ka vendosur që të ndërprejë bashkëpunimin me skuadrën katalonase. “Rakuten” është në fanellën e Barcelonës nga viti 2017, kur firmosi kontratën 3 vjeçare për shumën e 55 mln eurosh në një sezon. Vitin e kaluar u vazhdua bashekpunimi për 30 mln euro, ndërsa tani do të ndërpritet në përgjithësi. Jashtë spozorizimit do të jetë dhe kompania turke “Beko”, e cila ishte “prezente” në krahun e fanellave të katalonasve.

    Mirëpo këta të fundit nuk janë në panikë dhe sipas mediave spanjolle, drejtuesit e klubit kanë në tavolinë disa oferta nga kompani me renome, të cilat mund të plotësojnë hapësirat në fanellën e Barcelonës, por edhe në sefin e katalonasve.

    Lajmi Paraprak

    Liderët tremben kur Merkel vishet me këtë ngjyrë, xhaketat që vesh tregojnë ‘humorin’ e Kancelares

    Lajmi i rradhës

    Zaev do të takojë kancelaren Merkel në Tiranë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë